BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Suarez merr lajmin e keq, humbet ndeshjen e "hakmarrjes" ndaj Barcelonës

Suarez merr lajmin e keq, humbet ndeshjen e "hakmarrjes" ndaj

Luis Suarez është futbollisti i radhës i prekur me COVID-19 te skuadra spanjolle. Uruguaiani momentalisht është i grumbulluar me Kombëtaren e tij, por në testimet e fundit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kështu, ai tani do të qëndrojë për dy javë në izolim.

33-vjeçari do të mungojë në sfidën kundër ish-skuadrës së tij, Barcelona, të cilën e luan menjëherë pasi të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve. Kujtojmë që katalanasit e larguan mes polemikave uruguaianin, i cili zgjodhi të transferohet te rivalët e Atleticos. Suarez kishte shansin t'i tregonte Barcelonës se gabuan me largimin e tij, por tani ai nuk mundet të luajë.