BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Sport

Suarez zbulon sekretin e largimit nga Barça: Më përzunë sepse isha mik i Mesit

Suarez zbulon sekretin e largimit nga Barça: Më përzunë

Barcelona kaloi një prej momenteve më të vështira të saj në fund të sezonit të kaluar dhe ende po vuan pasojat e asaj periudhe të vështirë, kur skuadra nuk ia doli të fitojë asnjë trofe në Spanjë dhe në Europë e aq më tepër humbi një pjesë të titullarëve dhe për pak i iku edhe lojtari më i mirë i sja e ndoshta më i miri i të gjitha kohërave, Lionel Mesi, i cili pati një raport të tendosur me presidentin Josep Maria Bartomeu. Madje argjentinasi kërkoi me shkrim largimin, duke i çuar klubit një faks, por kërkesa nuk u miratua dhe ai u detyrua të qëndrojë edhe një vit si blaugrana. Por këtë raport të vështirë të Mesit me klubin e ka bërë prezent Luis Suarez, i cili shihet si kurban për shkak se mbajti miqësi me “Pleshtin”. Kështu, Suarez ka thënë se ishte pjesë e planeve të trajnerit të Barcelonës, Ronald Kuman, duke këmbëngulur se klubi kishte vendosur ta largojë, për siç thotë, faktin se është mik i ngushtë i Lionel Mesit. Uruguaiani Suarezi iu bashkua Atletiko Madridit muajin e kaluar, duke u larguar nga Barcelona pas plot shtatë vjetëve si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të gjigantit katalanas. Sulmuesi uruguaian këmbëngul se kishte qenë në planet e trajnerit të ri të Barçës, Kuman, pavarësisht raportimeve në media se holandezi ia kishte treguar derën atij. “Kuman më tha se unë nuk do të largohesha nga klubi dhe se unë isha në planet e tij”, tha Suarez për “ESPN”. “Nuk ishte trajneri ai që më hoqi qafe, ishin drejtorët e klubit. Atyre u pengonte që unë isha miku i Mesit. Ata e kishin zakon të ankoheshin se Mesi nuk kalonte mirë me sulmuesit e tjerë në klub dhe kur kalon mirë me njërin, ata e heqin qafe”, shtoi ai. Suarez shtoi: “Nuk e kuptoj arsyen përse ata na ndanë neve. Unë nuk kam pasur ndikim në vendimet e Mesit”. Ndërkohë, një qëndrim më të zbutur ndaj klubit mban Suarez kur të ballafaqohet në fushë me ta, domethënë në duelin e Atletikos kundër Barcelonës. Dihet që Luis Suarez nisi një etapë të re në karrierë përpara disa javësh me transferimin te Atletiko Madrid. El Pistolero u largua nga katalanasit pas 6 vitesh jo me dëshirën e tij, megjithatë ai tashmë është i përqendruar vetëm te eksperienca me “Los Colchoneros” edhe pse shokët e skuadrës te Barcelona nuk mund t’i harrojë dhe vazhdon të gëzojë një respekt të madh për klubin. Suarez në një intervistë nga grumbullimi me përfaqësueses uruguaiane theksoi se nuk do të shkonte kurrë te Reali i Madridit. “Nuk do të shkoja te Real Madrid kurrë, e pamundur. Nëse i shënoj gol Barcelonës? Sigurisht që nuk do të festoj, nuk do ta bëja kundër tyre. Maksimumi do ia dedikoja golin dikujt në tribuna”, deklaron Suarez. Për t’u kthyer tek çështja e fillimit, ai po zbulon dita-ditës se është përzënë nga Barcelona vetëm e vetëm se ishte mik i Lionel Mesit. Domethënë, ai po zbulon se klubi po i përzinte të gjithë aleatët e argjentinasit në skuadër, duke e lënë atë pa shokë dhe të vetëm. Kjo do t’i hapë rrugën Mesit të largohet me patjetër në fund të këtij sezoni, gjë që është paralajmëruar tashmë.