BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Sport

Sukses historik për peshëngritjen shqiptare, Ertjan Kofsha kampion i trefishtë i Europës, i sjell Shqipërisë 3 medalje ari

Sukses historik për peshëngritjen shqiptare, Ertjan Kofsha kampion i

Shqipëria dëshmohet dhe një herë në rang ndërkombëtar si një forcë e madhe e peshëngritjes, me sportistë të nivelit të lartë europian e botëror. Mbrëmë ishte radha e një tjetër sportisti shqiptar të shkruante faqe suksesi në rang ndërkombëtar, për të mbuluar me ar Shqipërinë. Ertjan Kofsha, shtangist i Shtërmenit, garoi mbrëmë në baterinë A të peshës së tij (deri në 89 kg) dhe i siguroi Shqipërisë 3 medalje ari, duke dominuar krejtësisht skenën europiane të shtangës për 17-vjeçarët.  Shtangisti shqiptar e dominoi stilin e shkëputjes dhe e mbylli atë me 140 kg të ngritura, duke zënë vendin e parë. Një rezultat shumë i lartë për të, po të mendosh se Qerimaj e Calja që garojnë në kategorinë e të rriturve janë diku te 150 kg në këtë stil. Pra Kofsha bëri një garë perfekte në këtë stil, duke merituar medaljen e artë, me një rezultat befasues.

Shtytja dhe dygarëshi e dëshmon sërish si numri 1

Në stilin e shtytjes morali i sportistit ishte i lartë, pasi ai e kishte siguruar më parë medaljen e artë në shkëputje. Kjo bëri që ai të ishte dukshëm superior në aspektin psikologjik, duke bërë që ta fitojë edhe këtë stil me 168 kg, një tjetër medalje ari për Shqipërinë. Kuptohet, Kofsha është një sportist me cilësi të larta teknike dhe shumë i fortë fizikisht. Në dygarësh, me 308 kg, ai meritoi vendin e parë dhe i siguroi Shqipërisë medaljen e tretë të artë në këtë peshë. Kampion i trefishtë i Europës dhe sportisti Ertjan Kofsha është kështu një fenomen i peshëngritjes shqiptare, një sportist i perspektivës dhe që do të pasojë emrat e mëdhenj të shtangës tonë si Suli, Qerimaj e Calja. Padyshim që në këtë sukses një meritë të veçantë ka edhe trajneri Leonard Toska, i dëshmuar tashmë si “fabrikë talentesh” në peshëngritje, pasi ka nxjerrë sportistë cilësorë që dëshmohen në pedanat ndërkombëtare. Ky është vetëm suksesi i parë i djaloshit në rang ndërkombëtar, një kampion i trefishtë i Europës për moshën e tij, por përpara do të jenë aktivitete të tjera madhore që do ta dëshmojnë si talent të madh. Me këtë ecuri, sportisti ka gjasa të mëdha që të sigurojë kualifikimin në Olimpiadën e Parisit të vitit 2024, gjë që do të ishte diçka e shkëlqyer për të dhe trajnerin e tij. Kujtojmë që në stërvitje sportisti ka ngritur edhe më shumë, kështu që shanset që ai të jetë në garat e mëdha të kategorisë së të rriturve në vazhdim janë të mëdha dhe ai do të dëshmohet si sportist me teknikë të lartë dhe me potencë të madhe si rekordmen. Puna dhe talenti do ta sjellin atë në podiumet më të larta të garave më të mëdha të peshëngritjes botërore.

Carja, një tjetër sportiste e së ardhmes

Pak ditë më parë, një tjetër sportiste e ekipit tonë kombëtar la gjurmë në Europianin e të rinjve dhe të moshës U-15 në Poloni. Bëhet fjalë për shtangisten Enkileda Carja, e cila doli e treta në peshën e saj (55 kg), duke ngritur 69 kg në shkëputje, 83 në shtytje dhe 152 kg në dygarësh, duke marrë medalje bronzi në të tre stilet, por mosha e saj e vogël është mjaft premtuese. Ajo është vetëm 14 vjeç por një e ardhme e madhe e peshëngritjes shqiptare.