BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Sport

Sukses ndërkombëtar, Enkileda Carja medalje të trefishtë bronzi në Europianin U-15

Sukses ndërkombëtar, Enkileda Carja medalje të trefishtë

Në Kampionatin Europian të të rinjve dhe moshës U-15, Shqipëria regjistroi një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, pasi sportistja jonë Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi nga ky aktivitet, nga një në secilin stil, duke i dhënë nder vetes dhe shtangës shqiptare në aktivitetet ndërkombëtare, për më tepër që ky ishte aktiviteti më i rëndësishëm kontinental për moshat. Carja e nisi garën e saj në stilin e shkëputjes me shpresa të mëdha, dhe ia doli të ngrejë në këtë stil 69 kg, rezultat që e klasifikoi në vendin e tretë, pra ajo mori një medalje bronzi në këtë stil. Pas një pause të shkurtër nisi stili i shtytjes, i cili ishte gjithashtu rivalizues e mjaft i fortë. Në provën e dytë sportistja ngriti 83 kg, duke merituar vendin e tretë, pra medaljen e bronzit. Në dygarësh Enkileda Carja ngriti në total 152 kg, që i dha një tjetër medalje në këtë aktivitet, e sërish bronzi. Pra, tri medalje bronzi për sportisten shqiptare, që shfaqet kështu jo vetëm si kampione e vendit në peshëngritjen e femrave, por me premisa të mëdha në rang ndërkombëtar, si pasuese e emrave të denjë si Fetije Kasaj dhe Romela Begaj. Emocionet e stafit teknik të ekipit kombëtar që ndodhet në Poloni kanë qenë të mëdha, e në prononcimet e tyre të para mediatike është shprehur gëzimi për arritjen e medaljeve dhe njëherësh premtimi se kjo sportiste në të ardhmen do të shkruajë histori në sportin e peshëngritjes.

Trajnerja Kalemi shpreh emocionet e garës

E emocionuar është shprehur pas garës edhe trajnerja e Elbasanit dhe teknikja personale e shtangistes Carja, Eglantina Kalemi, e cila tha se pritej që sportistja të futej në zonën e medaljeve, por jo me tri medalje, e jo kaq bindshëm dhe premtuese në pedanë. “Ngjitja në podium pritej nga ana jonë sepse ky sukses është fryt i një pune rigoroze 5-vje?are. Jemi të kënaqur me rezultatin pasi bateria dhe kundërshtaret ishin të një niveli të lartë dhe dy nga konkurentet ishin polake. Si eksperiencë e parë në garat ndërkombëtare jemi të kënaqura. Është një sukses për sportisten nisja me medalje në aktivitetin e saj të parë madhor ndërkombatar dhe një shtysë për aktivitetet e tjera”, tha ndër të tjera Kalemi.

Të dielën radha e Kofshës

Në Kampionatin Europian të të rinjve në Poloni merr pjesë edhe sportisti Ertjan Kofsha i Shtërmenit, që drejtohet nga trajneri i mirënjohur i peshëngritjes tonë, Leonard Toska. Sportisti ka pritshmëri të mëdha dhe, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, ai do të kthehet në atdhe me medalje të artë. Kofsha cilësohet si një nga fenomenet më të mëdha të shtangës shqiptare dhe është e natyrshme që trajner Toska të presë prej tij maksimumin. Sportisti është dërguar në disa gara të rëndësishme këtë vit, për të fituar përvojë dhe për t’u ballafaquar me të fortët dhe duke qenë se ky është Europian i të rinjve, atëherë shansi dhe momenti i tij është tani. Të gjithë urojnë që ai të përmbushë atë që ka realizuar në seancat stërvitore, pasi bëhet fjalë për rezultat shumë të lartë. Për momentin duhen shijuar medaljet e bronzit që solli Enkileda Carja.