Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmuesi/ Barça shumë pranë firmës me Antuan Griezman

Postuar: 15/11/2017 - 07:53

Sulmuesi francez, Antuan Griezman, pritet të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkaton e verës së ardhshme. Prej kohësh blaugranat kanë nisur kontaktet me sulmuesin francez të Atletikos së Madridit, madje së fundmi sipas asaj që raporton “Le10Sport”, Barça ka arritur akordin me lojtarin mbi termat e kontratës. Griezman dëshiron me çdo kusht të transferohet te Barcelona, por tashmë katalanasit duhet të bindin Atletikon e Madridit me një ofertë joshëse për të lënë të lirë 26-vjeçarin. Gjithsesi, edhe nëse dy klubet nuk arrijnë një marrëveshje prej 1 korrikut të vitit 2018 në kontratën që Griezman ka me “Los Colchoneros” hyn në fuqi klauzola e largimit prej 100 milionë Eurosh, një shifër kjo që drejtuesit e Barçës janë të gatshëm ta paguajnë për një sulmues si Antuan Griezman. Lëvizja nuk mund të ndodhë pa ardhur fundi i sezonit, megjithëse Atletiko do të jetë e lirë të bëjë lëvizjet e saj që në këtë merkato dimri, pasi ka në objektiv të afrojë sulmuesin brazilian Diego Kosta, i cili e ka nisur stërvitjen tashmë dhe pret vetëm zyrtarizimin në listat e klubit në FIFA. Barcelona kishte kohë që këmbëngulte për marrjen e Griezmanit, por Atletikos i ishte ndaluar çdo lloj lëvizje nga FIFA. Tashmë francezi mund ta mendojë seriozisht idetë e veshjes së bluzës blaugrana, si një mundësi për të bërë një hap edhe më të madh në karrierën e tij. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 07:33

Atletiko e Madridit ishte fituese e UEFA Europa League sezonin e kaluar, një sukses jo i vogël për klubin spanjoll që e nisi aktivitetin nga Champions, pa asnjë shpresë, por në fund diti të triumfojë dhe në finale mun

Postuar: 18/09/2018 - 07:30

Në Vlorë ka një fitues dhe ai është sërish Skënderbeu.

Postuar: 18/09/2018 - 07:27

Midis trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kristian Panuçi, dhe ish-presidentit të Rep

Postuar: 17/09/2018 - 23:04

Lojtari i Kombëtares Shqiptare Ergys Kaçe është dëmtuar në ndeshjen e tij debutuese për këtë sezo

Postuar: 17/09/2018 - 22:05

Pas lajmit për lirimin nga burgu të Ermal Hoxhes, bashkëshortja Rezarta Shkurta ka bërë publike n

Postuar: 17/09/2018 - 19:43

Nesër nis faza re e grupeve të kompeticionit më të madh europian, Champions League.UEFA, ka bërë

Postuar: 17/09/2018 - 19:39

Vazhdojnë debatet në distancë midis Mërgim Mavraj dhe ish-trajnerit të tij të Hamburgu.Mavraj u l