Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmuesi/ Dibala premton besnikëri ndaj Juves: Këtu jam i lumtur

Postuar: 18/08/2017 - 08:04

Kur merkato verore po shkon drejt fundit, zërat për një lëvizje të mundshme të sulmuesit Paolo Dibala po shuhen, sepse vetë argjentinasi i ka dhënë drejtim të ardhmes. Ai ka përkufizuar Juventusin si skuadrën e së tashmes dhe të së ardhmes së tij. Në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane “Nju Jork Tajms”, argjentinasi ka përsëritur edhe një herë tjetër, se nuk e mendon aspak largimin nga radhët e kampionëve të Italisë. Gjatë kësaj interviste, 23-vjeçari ka deklaruar se vendimi i drejtuesve për ti dhënë atij numrin 10 e ka befasuar por, ai ndihet i nderuar dhe premton se do të japë maksimumin e tij për arritjen e objektivave që ka ekipi. Përsa i përket interesimit që ka shfaqur Barcelona dhe humbja në finalen e Champions League ndaj Realit të Madridit, Dibala shprehet se ekipi ku ai luan është në të njëjtin nivel me katalanasit dhe humbja ndaj Realit është si një makth për të që kërkon ta harrojë sa më shpejt. Objektivi Champions për argjentinasin është një ëndërr të cilën beson se shumë shpejt do ta ketë në duart e tij. Një tjetër trofe i humbur ai në finalen e Superkupës së Italisë është një moment të cilin Dibala kërkon ta lërë pas krahëve, zhgënjimi nuk mungon, por skuadra duhet të shohë përpara. Në fund Dibala thotë se sezoni i ri për Juventusin do të jetë më mirë se i vjetshmi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2018 - 16:20

Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridi, Marselo është shumë i mirë në kërcim dhe këtë ai e ka treguar edhe në fushën e lojës gjatë festimeve të golave.

Postuar: 22/07/2018 - 16:05

Zlatan Ibrahimoviç u transferua te Los Anxhelos Galaksi nga Mançester Junajtid dhe ka shënuar gol

Postuar: 22/07/2018 - 15:33

Egjiptiani i Liverpool,  Muhamed Salah, pati një vit mjaft të sukseshëm me performancën e ti

Postuar: 22/07/2018 - 13:43

Padyshim që një nga lojtarët që spikati më shumë nga të gjithë në Botrorin "Rusi 2018&quot

Postuar: 22/07/2018 - 13:27

Rino Gattuso mund të humbasë kapitenin e tij.

Postuar: 22/07/2018 - 13:13

Liverpuli po përgatitet për sezonin e ri duke vijuar stërvitjen intensive nën urdhërat e trajne

Postuar: 22/07/2018 - 12:29

Skuadra e Napoli-t kërkon të bëjë goditjen e fundit në merkato.