BREAKING NEWS

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës
x
BREAKING NEWS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x
BREAKING NEWS

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së
x

Sport

Sulmuesi i kombëtares franceze entuziast për rikthimin e madh të “gjelave”, shpreson të mos ndikojnë negativisht largimet e disa titullarëve

Sulmuesi i kombëtares franceze entuziast për rikthimin e madh të

Franca dështoi të përsërisë suksesin që pati në Rusi në vitin 2018, pra të fitojë Botërorin e Katarit të zhvilluar në dhjetor 2022. Duhet thënë se francezët iu afruan ndjeshëm, duke shkuar në finale dhe duke qenë madje shumë pranë trofeut pasi e çuan ndeshjen me Argjentinën në shtesë e me penallti. Por pikërisht nga 11-metërshat Argjentina u tregua më e saktë dhe Mesi me shokë e fituan ndeshjen e rrjedhimisht Kupën e Botës. Për sulmuesin kryesor të Francës dhe njëherësh golashënuesin më të mirë të Botërorit, Kilian Mbape, zhgënjimi ishte shumë i madh, por ai nuk heq dorë lehtë, beson se Franca e tij mund të rikthehet fuqishëm në majë, duke filluar nga Europiani “Gjermani-2024”. Në fakt, Franca ka ndryshuar shumë, pasi disa titullarë kanë vendosur të tërghiqen nga përfaqësuesja e “gjelave”, duke mbyllur kështu një cikël. Madje, specialist të ndryshëm thonë se Franca po bën një proces përtëritje, për të afruar më shumë të rinj në radhët e saj dhe për ta lehtësuar grupin nga armata e veteranëve të mëparshëm. Ndërkohë, “ylli” i skuadrës, Kilian Mbape, ka folur rreth synimeve të Francës në fillimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Gjelat” e nisën mbarë këtë cikël kualifikues, pasi regjistruan fitore 4:0 ndaj Holandës në ndeshjen e parë, që u zhvillua të premten. Mbape dha së fundmi një intervistë për “Telefoot”, ku tha se objektivi i tanishëm është që me Francën të sigurojnë pjesëmarrjen në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. Për kapitenin e ri francez, pavarësisht nga një sërë largimesh të disa prej futbollistëve më të mirë, që vendosën për t’u pensionuar, emrat si Karim Benzema, Hugo Lloris e Rafael Varane, “Les Blues” mbeten favoritë për të fituar trofe. “Nuk e kemi problem të themi se luajmë në klubet më të mira në botë, kemi lojtarë që janë ndoshta ndër më të mirët në pozitat e tyre. Tani na takon ne ta krijojmë atë – sepse ka shumë lojtarë që u larguan – për të ecur përsëri përpara dhe për të fituar tituj”, tha fillimisht sulmuesi i Paris San Zhermenit. “Objektivi tani është që të kualifikohemi në Evropian dhe pastaj sigurisht që do të varet nga ne që të përpiqemi ta fitojmë atë. Unë po e vendos veten në vendin e atyre që shikojnë në TV, ata do të mendojnë: ‘si do të arrijmë të mos e fitojmë atë?”, shtoi 24-vjeçari. Trofeu i Kampionatit Evropian mbetet i vetmi që i mungon Francës së udhëhequr nga Didier Deshamps. Dhe Kilian Mbape me shokë do të bëjnë çmos ta fitojnë atë në verë të vitit 2024, Europian që zhvillohet në Gjermani.