BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

Sulmuesi i Kombëtares Llullaku braktis Bjellorusinë, i bashkohet Kukësit në Superiore

Sulmuesi i Kombëtares Llullaku braktis Bjellorusinë, i bashkohet

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre dhe kjo bëhet sidomos e vlefshme për lojtarët që luajnë në kampionatin italian të futbollit, por edhe në kampionate të tjera. Megjithatë, ka futbollistë që i mbyllën angazhimet e tyre dhe po shohin mundësi të reja dhe një prej tyre është sulmuesi i krahut të majtë të Kombëtares, Azdren Llullaku, i cili ka braktisur Soligorskun e Bjellorusisë dhe i është bashkuar një ekipi shqiptar. Bëhet fjalë për Kukësin, i cili ka arritur marrëveshje me Llullakun pasi nga skuadra verilindore do të largohet një sulmues e bëhet fjalë për Vasil Shkurtajn.

Situata, Kukësi i ka të qarta objektivat

Presidenti i nderit i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, ka bindjen se skuadra e tij do të paraqitet shumë mirë në Ligën e Europës e në të njëjtën kohë do të përgatitet për titull gjatë sezonit të ardhshëm. Por lëvizjet kanë nisur dhe kanë marrë ngjyrim të fortë. Vasil Shkurtaj do të largohet këtë verë dhe Kukësit i duhet të sjellë një zëvendësues të denjë për vlonjatin, i cili ka bërë një sezon perfekt dhe është në garë për “Këpucën e Artë” të Kategorisë Superiore. Akoma pa u larguar Shkurtaj, kuksianët janë pranë prurjes së një tjetër sulmuesi me peshë. Azdren Llullaku do të jetë afrimi i parë i verilindorëve për këtë verë. 32-vjeçari këtë sezon ishte pjesë e Shaktjor Soligorsk, ku nuk arriti të lërë gjurmë për shkak të dëmtimeve të shumta, që e kushtëzuan të tregojë vlerat e tij. Divorci me bjellorusët ka ardhur vetëm para disa minutash dhe tashmë rruga për në Kukës është e lirë. Akordi mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizmi nga ana e Kukësit, procedurë, e cila nuk pritet të marrë shumë kohë. Një goditje e madhe nga ana e Kukësit, që vazhdon të sjellë emra të mëdhenj në futbollin tonë dhe të investojë për të qenë çdo vit në garën për titullin kampion.

Mbrojtësi/ Berat Gjimshiti s’ka dëmtim të rëndë, mund të kthehet ndaj Milanit

Berat Gjimshiti la ndeshjen ndaj Bolonjës në minutën e 87-të i detyruar të dalë nga fusha për shkak të një problemi në gishtin e madh të këmbës së djathtë. Pas ndeshjes u dyshua jo pak për një dëmtim serioz të mbrojtësit, por duket se fatmirësisht Gjimshiti do të kthehet të luajë këtë sezon për Atalantën. Madje kjo pritet të ndodhë që në ndeshjen e radhës, që bergamaskët do të luajnë në “San Siro” ndaj Milanit ditën e nesërme. Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë ndeshjet e fundit dhe pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar. Kështu, Gasperinit i duhet me patjetër një lojtar si Gjimshiti dhe shenjat janë mjaft të mira. Vendimi final do të merret stërvitjen e nesërme para ndeshjes, por është thuajse e sigurt se ylli i kombëtares sonë do të jetë në lojë përballë Ibrahimoviç me shokë. E njëjta gjë vlen edhe për Palominon dhe Zapatën, që dolën gjithashtu nga fusha me probleme fizike në fitoren 1-0 ndaj Bolonjës.

Sulmuesi/ e Bujshme, Sëlltiku kërkon Albijan Ajetin e Bazelit

Kampioni i Skocisë, Sëlltik, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Albian Ajeti, i cili është pjesë e Uest Hem Junajtid. Mësohet se trajneri i ekipit skocez, Neil Lenon e sheh Ajetin si përforcim të duhur për edicionin e ri, bëjnë të ditur mediat britanike. Sëlltiku është i gatshëm të blejë kartonin e Ajetit në rast se Uest Hami refuzon kërkesën e klubit skocez për huazim. Kartoni i Ajetit vlerësohet rreth dhjetë milionë euro. 23-vjeçari në verën e vitit të shkuar iu bashkua Uest Hemit nga Bazeli për 8.7 milionë euro por te ekipi anglez ka pasur minutazh të vogël. Ajeti me fanellën e Uest Hamit ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023. Ai ka bërë karrierë edhe te Augsburgu si dhe ka dhjetë ndeshje e një gol të shënuar me Zvicrën.