BREAKING NEWS

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e
x

Sport

Sulmuesi i Real Madridit del pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Real Madridit del pozitiv me COVID-19

Koronavorusi vazhdon të pengojë vijimin normalisht të futbollit. Një rast i ri vjen nga Spanja, aty ku sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë para se të kthehej në stërvitje.

Reali po vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Mançester Cityt në 1/8-at e Champions League dhe Diaz nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje. Pas lajmit se është i infektuar ai është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij.

Gjendje e tij shëndetësore është e mirë dhe simptomat e virusit nuk janë të dukshme.

Diaz do të izolohet për të paktën dy javë, deri kur të rezultojë negativ në testet e bëra, çka do të thotë se Zidan nuk do e ketë në dispozicion për ndeshjet e Champions League.