BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Sport

Ronaldo në ndjekje të një rekordi të ri, iraniani Ali Dai: Do të më kalojë, do të bëhet legjendë

Ronaldo në ndjekje të një rekordi të ri, iraniani Ali Dai:

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e vlerësimeve individuale si lojtarët më të mirë në botë gjatë 12 vjetëve të fundit, duke thyer rekorde të shumta në karrierën e tyre, sidomos për golat e shumtë. E në fakt, Kristiano Ronaldo i ka hedhur sytë drejt një rekordi, që do ta bënte atë edhe më shumë një legjendë të futbollit botëror. Sulmuesi i Portugalisë dëshiron me çdo kusht që të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësuesve. Pasi ka shënuar 102 gola me Portugalinë duke u bërë europiani më i suksesshëm, Ronaldo i ka ngulur sytë rekordit që mbahet nga iraniani Ali Dai. Ky i fundit ka shënuar 109 gola në 149 ndeshje të luajtura me përfaqësuesen, e cila në zonën e Azisë sigurisht kishte një rrugëtim më të lehtë në eliminatore dhe për të shënuar gola. Vetë ish-sulmuesi iranian, shprehet i bindur se Ronaldo do ta kalojë shumë shpejt rekordin e tij dhe të bëhet unik në futbollin botëror. “E shpresoj sinqerisht që Kristiano të arrijë rekordin tim me gola të shënuar me kombëtaren. A do të më vinte keq? Aspak, do të ishte një nderim për mua nëse një futbollist i kalibrit dhe klasit të tij do të mund ta bënte këtë gjë. Ai është një nga lojtarët më të mirë të kësaj epoke, por të të gjitha kohëve. Do ta përgëzoja, por më parë duhet ta thyejë. Jam i sigurt që do ta thyejë rekordin tim, por i duhet të shënojë edhe 7 gola të tjerë më parë”, ishin fjalët e ish-sulmuesit i cili tani ka filluar një karrierë si trajner. Dai ka pasur një rekord të admirueshëm për golat e shënuar me kombëtaren e tij, një rekord që ishte i pathyer prej disa vitesh por që Ronaldo ka shanse ta kalojë e të futet si i pari në histori për numrin e rrjetave që ka tundur me fanellën e përfaqësueses së vendit të tij. Ndërkohë, një tjetër vlerësim vjen për Ronaldon nga kampioni i shumëfishtë i botës dhe lojërave olimpike, Usain Bolt, rekordmeni absolut i botës në 100 metra. Usain Bolti beson se Kristiano Ronaldo “padyshim” se është më i shpejtë se ai, dhe e ka përgëzuar yllin e Juventusit dhe Portugalisë, duke e quajtur atë “superatlet”. Bolti u tërhoq nga atletika në vitin 2017, por tetë herë kampioni i artë Olimpik, ende e mban rekordin në 100 e 200 metra vrapim. 34-vjeçari e mban rekordin me 9.58 sekonda në 100 metra vrapim, kohë të cilën e vendosi në Kampionatin Botëror në Berlin. Ai po ashtu i vrapoi 200 metra për 19.19 sekonda, 11 vjet më parë në qytetin gjerman. Por, Bolti beson se pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Ronaldo, tani është më i shpejtë, për faktin se ai stërvitet vazhdimisht dhe është në nivelet më të larta. “Natyrisht se Kristiano është më i shpejtë se unë”, tha për “Marcan”, Bolti , tifoz i Mançester Junajtid, i cili e provoi karrierën futbollistike në Dortmund dhe në “Central Coast Mariners”. Ronaldo i ka shënuar gjashtë gola në katër paraqitje me Juventusin këtë sezon, derisa 35-vjeçari realizoi edhe për Portugalinë në miqësoren që e fituan portugezët kundër Andorrës të mërkurën, 7:0.