Sport

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës, por jo gjithçka i shkoi mirë (Surpriza e pakëndshme)

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë me fanellën e

Sulmuesi shqiptar Rei Manaj ndryshoi ekip në merkaton e janarit, teksa vendosi të kalojë nga Albasete, tek Barcelona.Manaj është stërvitur disa ditë me ekipin e parë të Barcelonës, por trajneri Setien ka vendosur të mos e marrë në ekip.

Megjithatë lushnjari është në një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur edhe golin e parë me fanellën e katalanasve.

Në minutën e 27’ Manaj ka kaluar në avantazh ekipin e tij, në ndeshjen me Prat në transfertë, me anë të një 11-metërshi.

Lojtari shënoi që në debutim një javë më parë për Barcelonën, por goli i tij iu anulua. Megjithatë lojtari është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së parë, pas një goditje ndaj kundërshtarit.