BREAKING NEWS

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia
x
BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x

Sport

Sulmuesi suedez do të mbushë pas pak muajsh 42 vjeç, por klubi italian i beson fort, sidomos për rolin e liderit, ndaj do t’i rinovojë kontratën

Sulmuesi suedez do të mbushë pas pak muajsh 42 vjeç, por klubi

Edhe disa muaj i duhen Zlatan Ibrahimoviçit të bëhet 42 vjeç, por shtatlarti suedez nuk i ka problem fare vitet. Ai i ka sfiduar muajt e vitet dhe po vijon të luajë në nivele të larta, madje me një nga klubet më të njohura në botë sikurse është Milani. Suedezi po përpiqet të ruajë formën dhe të jetë në një nivel me lojtarët e jerm më të rinj që të fitojë minuta e të jetë protagonist në ecurinë e skuadrës. Jo vetëm kaq, por edhe vetë klubi duket i “dashuruar” me sulmuesin e vet, përderisa i beson dhe nuk i ka fare problem vitet mbi shpinë që ka suedezi. Në këto rrethana, midis klubit dhe lojtarit duket të ketë shenja të mira për një zgjatje të kontratës, një dëshirë që mund të finalizohet me rinovim. Dhe nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve të klubit, atëherë Ibra do të thyente çdo rekord për moshën dhe do të luante në një nga kampionatet më të forta në botë edhe pas moshës 42 apo 43 vjeç, duke rivalizuar kokë më kokë me portierin Xhixhi Bufon, i cili gjithashtu nuk është tërhequr por vijon të thyejë rekorde. Duke u kthyer tek Milani, siç thamë, se në tetorin e këtij viti Zlatan Ibrahimoviç do të mbushë 42 vjeç, por kjo shifër duket se nuk u intereson drejtuesve të Milanit. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë duan që të rinovojnë edhe për një vit tjetër me shtatlartin suedez, i cili së fundmi u rikthye dhe në kombëtaren e tij. Drejtuesit i kanë ofruar një kontratë të re dhe për edicionin e ardhshëm me detaje financiare të ngjashme me kontratën e fundit, ku suedezi përfitoi 1.5 milionë euro neto në sezon. Vetë sulmuesi ndihet i lumtur në Milano dhe gjasat janë që ai edhe për një vit tjetër të qëndrojë me kuqezinjtë. Gjatë këtij edicioni Ibrahimoviç është aktivizuar vetëm në 4 ndeshje në Serie A, duke shënuar dhe 1 gol, por suedezi ka patur probleme fizike që e kanë kushtëzuar deri më tani. Ai pritet që të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, por drejtuesit duan që ai të jetë dhe edicionin e ardhshëm duke vlerësuar më së shumti ndikimin që ka shtatlarti në dhomat e zhveshjes, ku është një lider i padiskutueshëm. Ibra është një udhëheqës në grup, fjala e tij ka shumë peshë. Ai di të motivojë dhe të japë edhe vetë kontribut, ndaj është shumë i veçantë në radhët e kuqezinjve italianë. Këtë e dinë edhe drejtuesit, ndaj janë vetë iniciatorë që Ibra të zgjasë qëndrimin në radhët e klubit milanez. Ritmi i shënimit a rënë, për më tepër që Ibra vjen nga një dëmtim i gjatë, por ai e ka marrë veten dhe po përpiqet të konkurrojë për një vend titullari në formacionin e Milanit.