BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Sulmuesit e Kombëtares me valixhe në duar, Sadiku e Balaj ende pa skuadër

Sulmuesit e Kombëtares me valixhe në duar, Sadiku e Balaj ende pa

Lojtarët e përfaqësueses janë duke menduar për ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, ku do të kenë dy përballje vendimtare, e para ndaj Francës në transfertë e më pas ndaj Islandës në Elbasan. Janë dy ndeshje ku lojtarët e Shqipërisë do të kërkojnë maksimumin, për të ruajtur të gjalla objektivat e tyre për një kualifikim të mundshëm të përfaqësueses tonë në Europianin e vitit të ardhshëm. Kuptohet, nuk është aspak e lehtë, por shpresat janë që të merren pikë të plota për të pasur shanse më tej që të shkohet në Europianin e vitit 2020. Por skuadra ka probleme, që lidhen me formën jo maksimale të disa futbollistëve, për më tepër që disa lojtarë nuk kanë ende skuadër. Ajo që është shqetësim edhe për teknikun Edi Reja lidhet me sulmin. Ky repart ka shfaqur dobësi prej dy vjetësh. Nën drejtimin e De Biazit sulmuesit shënonin pak, por ai kishte ngritur skemat që shënonin dhe lojtarët e tjerë të mesfushës. Por nën drejtimin e Panuçit, edhe pse u pretendua skuadër që sulon më shumë, lojtarët e vijës së parë zhgënjyen. Shumica e titullarëve nuk kanë minutat e duhura në këmbë dhe një pjesë nuk kanë as skuadër. Dy prej më kryesorëve, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku janë duke pritur të mësojnë emrin e ri të skuadrës për edicionin e ardhshëm. Sadiku është pjesë e Levantes me letra, madje ai ka dalë edhe në stërvitje, por në më shumë se një rast trajneri i ka bërë të qartë se nuk do të jetë pjesë e formacionit, duke i kujtuar se nuk e ka në projektin e tij të sezonit të ri. Në këto rrethana, Sadiku duhet të shohë alternativë të re, pasi Levante nuk e ka në planet e saj. Sinjale nga Liga e Turqisë nuk kanë munguar, sidomos nga Trabzonspori, por elbasanas ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë në javët e ardhshme. Ndërkohë, në udhëkryq është dhe sulmuesi shtatlartë Bekim Balaj. I duhet të gjejë skuadër serioze për nivelin e tij. Largimi nga Akhmat Grozni kërkon gjetjen e një skuadre të denjë për staturën e tij. Ndërkohë, edhe Sokol Cikalleshi mund të ndryshojë ambient, pavarësisht besnikërisë që i shprehu Akhisarspori. Lojtari tjetër që duhet të tregohet më i shkathët në treg është Llullaku, por kosovari duket se pas largimit nga Astra Xhiurxhiu në Rumani ka gjasa të stabilizohet në veri të Europës, në kampionatin norvegjez. Ajo që është shqetësuese për Kombëtaren është dobësia e sulmit. Edhe Reja e ka kuptuar që nuk ka lojtarë goli. Realizimi i Cikalleshit ndaj Moldavisë është sinjal shprese, por nuk është maksimumi. Duhet që Kombëtarja të ketë futbollistë që aktivizohen rregullisht dhe në këtë moment i vetmi që bën diferencë është i riu Myrto Uzuni, i cili, edhe pse në ligën kroate, është aktivizuar rregullisht me Lokomotivën e Zagrebit.

Kastrioti Dermaku mund të bëhet shok skuadre me Hysajn

Nga sulmi në mbrojtje. Kombëtarja ka zbuluar në prapavije një futbollist më staturë të fuqishme në vend të Lorik Canës dhe ai është Kastriot Dermaku, i cili u bë gati në këtë sezon për hapin e madh të karrierës së tij, pasi firmosi për klubin e Parmës në Serinë A, me shpresën se do të luajë në elitën e futbollit italian. Por me sa duket, pavarësisht firmës me këtë klub, për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, mund të ketë një prapakthehu në Serinë B. Dermaku dëshiron të luajë sa më rregullisht, por kjo nuk i garantohet në edicionin aktual te Parma. Ndaj “emilianët” po shqyrtojnë bashkë me futbollistin mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi te një klub tjetër. Sipas mediave italiane, që tani ka dy skuadra të gatshme që ta presin krahëhapur për sezonin e ri. E para është Kozenca, ekipi ku luajti në edicionet e fundit dhe ku mbajti edhe shiritin kapitenit në Serinë B. E dyta është një hipotezë mjaft interesante, pasi bëhet fjalë për një ekip me pretendime si Peskara. Kjo e fundit dëshiron të përforcojë prapavijën nëse arrin të shesë Perrota te Bari dhe ka nisur interesimin për mbrojtësin kuqezi, i cili do t’i bashkohej Ledian Memushajt në radhët e këtij klubi që ka ambicie për ngjitjen në Serinë A.

Adriatik BALLA