BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Sulmuesit veteranë po hapin krahun, pas Sadikut edhe Balaj nuk është më në planet e Rejës

Sulmuesit veteranë po hapin krahun, pas Sadikut edhe Balaj nuk

Kombëtarja ka bërë një edicion relativisht të mirë deri tani në eliminatoret e Botërorit “Katar-2022”, duke grumbulluar deri tani 15 pikë, por mund ta thellojë këtë rezultat në nëntor, me dy ndeshjet e fundit në grupin I, ndaj Anglisë dhe Andorrës. Natyrisht që rinovimi i skuadrës me elementë të rinj të talentuar nga trajneri Reja i ka dhënë këtij të fundit të drejtën që ta vazhdojë procesin e nisur këtu e dy vite më parë dhe për të siguruar më shumë rezultate pozitive në krye të përfaqësueses. Në këto eliminatore, një nga lëvizjet më të mira të trajnerit ka qenë pikërisht kjo: që veterani italian u dha shansin shumë lojtarëve të rinj për të luajtur titullarë ose pak minuta, ama në ndeshjet zyrtare. Elementë të tjerë të rinj po presin tek dera, kështu që procesi i rinimit po vazhdon dhe do të vijojë edhe në muajt e ardhshëm. Me mbylljen e eliminatoreve të Botërorit, trajneri Edi Reja do të nisë një fazë të re testimi dhe seleksionimi tek moshat, për të afruar elementë të tjerë të nevojshëm në radhët e skuadrës kombëtare. Broja, Manaj, Uzuni, Doka, Çokaj e ndonjë tjetër janë pjesë e grupit të të rinjve që pak nga pak tani po marrin edhe rol titullari dhe që do të jenë bërthama e ekipit në eliminatoret e ardhshme të Europianit 2024.

Sadiku, aspak në formë për Kombëtaren

Sulmuesi Armando Sadiku ka prej disa kohësh që është bërë pjesë e Las Palmasit në kampionatin spanjoll, me shpresën se do të ketë mundësinë të luajë e të jetë kompetitiv me ekipin e tij. vitet e fundit ai ka shtegtuar jashtë mase, duke luajtur nga Polonia në Spanjë, nga Spanja në Turqi e nga Turqia në Bolivinë e largët në Amerikën e Jugut e nga kontinenti në krahun tjetër të botës, sërish në Spanjë. Ky rrugëtim tregon se lojtari i ka cilësitë dhe preferohet nga trajnerët, porse ai nuk ka qëndrueshmëri në lojën e tij dhe e vërteta është se golat i kanë munguar në këtë periudhë. Në rrethana të tilla ai nuk mundi të marrë ftesë në Kombëtare në këto eliminatore, duke humbur shumë kështu nga shkëlqimi i tij, sidomos kur e krahason me Euro-2016, ku ai mori rol qendror dhe u bë shqiptari i parë që shënon në një fazë finale të një kampionati Europian.

Balaj, dëmtimi e shpejtoi largimin

Shkodrani Bekim Balaj është lojtar me potencial të lartë. Ai është një “9”-sh tipik, që mund t’i vlejë çdo skuadre. Luan mirë me këmbë dhe me kokë, por në Kombëtare, qoftë prej formës së tij të paqëndrueshme nga dëmtimet e shumta, qoftë he nga rivaliteti, nuk ka mundur të luajë rregullisht. Por Balaj e ka dhënë më të mirën e vet sa herë i është dhënë mundësia të zbresë në fushë dhe për këtë nuk ka koment e as nuk vihet në diskutim. Por fakti që nuk luan rregullisht në Austri me Shturm Grazin dhe ka shënuar pak gola, nuk e bëjnë atë kandidat potencial për të qenë titullar, për më tepër në eliminatoret e ardhshme. Pra Balaj, së bashku me Sadikun me gjasë do të dalin në “pension” në fund të këtyre eliminatoreve, për ta mbyllur angazhimin e tyre me ekipin përfaqësues. Për Balajn, do të mbetet historik ai gol i shënuar në Portugali në kuadër të eliminatoreve të Euro-2016 (fitoi Shqipëria 1-0).