BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Sport

Super Partizani shkatërron Bylisin, ëndrra titull gjithnjë e më pranë

Super Partizani shkatërron Bylisin, ëndrra titull gjithnjë e

Java e 27-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje me ndeshjen Partizani-Bylis, që konfirmoi formën e mirë të ‘demave të kuq” dhe fitoren e merituar të tyre, një fitore që erdhi në shifra të thella 3-0 dhe një trepikësh që e afron skuadrën e trajnerit Ilir Daja me kryesuesen, Teutën, me një diferencë që tani është vetëm 2 pikë (49-47). Edhe pas kësaj jave, rivaliteti mbetet i madh dhe në garën për titull vijojnë të shpresojnë 5 skuadra, diçka që e bën të veçantë këtë sezon.

Ndeshja/ 90 minuta “zjarr” të Partizanit

Pas dy barazimeve radhazi pa gola, Partizani u rikthye te fitorja, falë golit më të shpejtë të këtij sezoni në Superiore, pas vetëm 16 sekondash të Stenio Juniorit si dhe finalizimeve të Asanit e Çinarit. Një 3-0 i pastër që mund të kishte qenë më i thellë për ekipin e Dajës nëse të kuqtë nuk do të kishin shpërdoruar pafund përpara portës, dhe pse goli i fundit i Çinarit ishte për t’u vendosur në kornizë. Vetëm 15 sekonda ka zgjatur baraspesha. Stenio Junior kaloi në avantazh skuadrën e kuqe, pas një gafe të portierit Qirko. futbollisti brazilian nuk ka falur, duke tundur rrjetën. Në minutën e tretë u regjistrua rasti i vetëm i pastër për Bylisin me sulmuesin Antoni, i cili i vetëm para Hoxhës, pas gabimit në pasim të Bitrit, nuk arriti ta mposhtte portierin e të kuqve. Partizani dominon lojën, krijon raste të njëpasnjëshme, por sulmuesit e të kuqve, veçanërisht Çinari, shpërdoruan shumë (25’, 31’). Partizani e gjeti rrugën e rrjetës me Çinarin, pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. E pabesueshme çfarë humbet Çinari brenda zonës në të 59-tën. Pas harkimit të Hakajt nga e majta, sulmuesi i Partizanit nuk finalizon dot, në afërsi të pikës së penalltisë, duke e dërguar sferën jashtë kuadratit. Pasi vuri në vështirësi Qirkon me një goditje nga jashtë zonës, Asani shënoi golin e dytë në të 69-tën, i shërbyer nga Çinari, që lëvizi bukur nga e majta, 2-0. Tjetër shans i artë për Partizanin me Kardozon, por sulmuesi nuk arrin të realizojë me kokë i vetëm brenda zonës. Pas harkimit të Çinarit nga e djathta, devijimi me kokë i brazilianit ishte i dobët dhe përfundoi drejt e në duart e Qirkos. Eraldo Çinari e gjeti më në fund golin në të 84-tën, pas një inkursioni individual, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes. U mbyll 3-0 për Partizanin, që mori një fitore të rëndë në kryeqytet, arriti vendin e dytë në renditje bashkë me Vllazninë dhe shton shanset në garën për titullin.

Daja: Të mendojmë për ndeshjen e radhës, sot më pëlqeu ekipi

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, nuk e fshehur gëzimin e tij pas fitores së djeshme kundër Bylisit, duke thënë se euforia nuk duhet të zërë vend dhe se Partizani duhet të mendojë që tani për duelin e radhës. Sipas tij, objektivi realizohet kur skuadra fiton në vijimësi. “Nuk duhet të bëjmë lojën që një fitore dhe të shkojmë te titulli dhe një barazim të rishohim objektivat, ne do të marrim ndeshjen e fundjavës me Kastriotin, do i marrim një nga një, nëse krijojmë volum e raste para portës, gjërat do i kemi në vijë. Në të kundërt do të shkojmë përsëri drejt barazimeve e nuk na lejohet të gabojmë. Ekipi që na hap më shuam punë është ekipi i ardhës dhe këtë radhë na hap punë Kastrioti se nuk ka ndeshje të lehta, nuk ka diferencë të madhe me atë që ndodhet në fund të tabelës. Mungon ndoshta eksperienca e kualiteti i disa lojtarëve. Nëse nuk i vlerëson, mendoj se do të bëjmë gabimin më të madh po t’i shohim në pjesë të tabelës. Mungesën e pikëve, ne e kemi me ata nga mesi dhe fundi i tabelës, mendoj se të gjithë janë të vështirë. Meqë në stadium mungojnë tifozët, nuk e vuajmë shumë transfertën”, tha ndër të tjera Daja.