BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Super Partizani shpërthen ndaj Kastriotit, fitorja e rikthen në vend të parë

Super Partizani shpërthen ndaj Kastriotit, fitorja e rikthen në vend

Java e 26-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje me ndeshjen Partizani-Kastrioti, luajtur në kryeqytet, ku “demat e kuq” u kthyen në top-formën e tyre dhe siguruan një prej fitoreve më bindëse këtë sezon, duke marrë një trepikësh me mjaft vlerë në rivalitetin me Tiranën për titullin kampion. Madje me fitoren e djeshme u barazuan me pikë me bardheblutë, nga 44 secila, por Partizani del në vend të parë pasi ka fituar duelet direkte më shumë dhe rrjedhimisht shfaqet si favorit kryesor për trofeun.

Ndeshja

Partizan po kalonte pak probleme para kësaj ndeshjeje, por të kuqtë e kapën shpejt formën e duhur dhe e gjetën në momentin e duhur rrugën e drejtë të suksesit. Kjo rrugë nisi me fitoren në derbi, ku shpëtoi edhe pankina me në krye trajnerin Kolela, por njëherësh iu hap Partizanit “oreksi” për të qenë fitues absolut i kampionatit. Kjo u përforcua edhe me faktin e “demat” u eliminuan në Kupën e Shqipërisë dhe kampionati mbetet opsioni i vetëm i tyre për trofe dhe mundësia e vetme për të luajtur në Europë. Prandaj dhe fitorja e djeshme, edhe pse ndaj një skuadre modeste si Kastrioti, që mban vendin e fundit në renditje, ka shumë vlerë për ecurinë e të kuqve në këtë edicion. Kështu, skuadra e Xhiovani Kolelës ishte më kërkuese që në startin e ndeshjes, por rrugën e rrjetës e gjetën vetëm në minutën e 35-të me Tedi Carën. Ishte Rrapaj ai që lëshoi një gjuajtje të fortë, e cila nuk u kontrollua saktë nga portieri dhe Cara përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë. Vetëm pesë minuta më pas, Partizani realizoi edhe të dytin me Masanga Matondon. Mesfushori shënoi një gol spektakolar, me një goditje fantastike nga jashtë zonës. Pa u mbyllur pjesa e parë u realizuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht miqtë ngushtuan diferencën me Mihanën, i cili realizoi pas asistit të Karakaçit. Por të kuqtë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë realizuan edhe të tretin me Remzifaik Selmanin. Për 25-vjeçarin ishte goli i parë që prej transferimit në merkaton dimërore. Fraksioni i dytë i shërbeu Partizanit për të menaxhuar rezultatin dhe pse jo për ta thelluar atë. Golin e katërt për të kuqtë e realizoi Kristian Mba, i cili shfrytëzoi maksimalisht kundërsulmin e “të kuqve”. Pas këtij triumfi Partizani rimerr vendin e parë me pikë të barabarta me Tiranën, por “demat” kryesojnë renditjen falë dominimit në ndeshjet direkte kundër bardhebluve. Ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 24 pikë.

Situata pas javës 26

Pas mbylljes së ndeshjeve të javës së 26-të, Partizani rimerr kreun e renditjes dhe duket se kjo javë ka qenë vendimtare për të kuqtë sa i takon objektivave të tyre në kampionat, por xhirot në vazhdim do ta konfirmojnë plotësisht forcën e Partizanit, pasi ka ende shumë ndeshje deri në fund (edhe 10 javë garë). Tirana me barazimin në Ballsh ndaj Bylisit pati një frenim me pasoja, kurse Vllaznia duket skuadër pa stabilitet dhe jo favorite për titullin. Surprizat kanë emrin Egnatia dhe Erzeni që ndodhen në grupin e kreut dhe po i stresojnë ekipet e mëdha.

Java 26

Të shtunën

Erzeni-Kukësi             1-1

Bylis-Tirana                 1-1

Të dielën

Egnatia-Teuta              1-1

Laçi-Vllaznia               2-0

Partizani-Kastrioti       4-1

Renditja

Nr.Ekipi         Pikë

1. Partizani      44

2.Tirana           44

3.Egnatia         38

4.Erzeni           37

5.Vllaznia        37

6.Kukësi          35

7.Teuta            34

8.Laçi              30

9.Bylis             28

10.Kastrioti     24