
E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

Super Real Madrid shkatërron Liverpulin, Siti fitore “in extremis” me Dortmundin

Shkruar nga Adriatik BALLA 7 Prill 2021

Reali i Madridit tregoi dhe një herë mbrëmë se ka staturë të fortë në UEFA Champions League, një skuadër që edhe në ditën e vet më të keqe është e aftë të rivalizojë për titullin europian. Edhe pse po kalon një moment të vështirë, Reali i trajnerit Zinedin Zidane ia doli dje të befasonte në duelin e parë të çerekfinaleve të Champions, Liverpulin, duke e mundur me rezultatin 3-1. Edhe pse në pjesën e parë Liverpuli pati një dominim të lehtë në mbajtjen e topit, duhet thënë se në të gjithë treguesit e lojës Reali ishte shumë lart, qoftë në aksionet sulmuese, goditjet drejt portës, goditjet e këndit dhe në tërësi gjuajtjet drejt kuadratit. Në fakt, skuadra e trajnerit Zidane gjeti golin e parë me Vinicius, në minutën e 27-të, pas asistimit të Toni Krosit. Ishte një gol që e çliroi plotësisht skuadrën madrilene, e cila me përvojën e saj në Champions diti të menaxhonte me racionalitet aksionet e saj sulmuese. Ky racionalistet në veprimet tekniko-taktike i dha Realit epërsi që e shfrytëzoi dhe në minutën e 36-të, kur Asensio shënoi golin e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes angleze, duke e dërguar Realin në pushimin midis dy pjesëve në epërsi 2-0. Me fillimin e pjesës së dytë Liverpuli do të ngushtonte rezultatin, duke u futur në lojë për rezultat pozitiv. Mohamed Salah shënoi në minutën e 51-të, por u deshën dy minuta që gjyqtari i njohur Feniks Brysh të vendoste për gol të rregullt. Me kalimin e minutave Reali nisi të administrojë më mirë lojën dhe ta rrisë tempin e forcës së tij në ofensivë. Për pasojë, në minutën e 65-të, asisti i Luka Modriç shndërrohet në gol nga Vinicius që ishte dhe “ylli” i mbrëmjes së djeshme. 3-1 për Realin dhe ndeshja mori “zjarr” në të dy kampet. Gjithsesi, deri në fund nuk pati ndryshim rezultati dhe fitoi Reali i Madridit, që me këtë fitore bën një hap drejt gjysmëfinaleve. Ndërkohë, po mbrëmë, Mançester Siti i trajnerit Pep Guardiola, që llogaritet si një prej favoriteve të trofeut të Champions, u përball me Borusian e Dortmundit, në një ndeshje shumë të fortë. Anglezët dominuan në statistikat e ndeshjes, por depërtimi në thellësi para portës ishte i vështirë. Sidoqoftë, goli i de Bryjnit që u asistua nga Mahrez në minutën e 19-të, i shërbeu skuadrës së Guardiolës të kishte nën kontroll takimin dhe të dominonte veçanërisht mesfushën. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat (1-0), kurse në pjesën e dytë pati më shumë ritëm dhe më shumë përpjekje edhe nga gjermanët. Edhe pse Siti dominoi në kontrollin e topit falë filozofisë së lojës së Guardiolës, gjermanët u treguan të barabartë në treguesit sportivë të lojës. Përpjekjet e Mançester Sitit për të barazuar dhanë efekt në minutën e 84-t, ku asistimit të Erling Haland iu përgjigj si duhet veterani Marko Rojs, që shënoi golin e barazimit për gjermanët. Ky gol nuk e “vrau” skuadrën e Guardiolës, pasi në minutën e 01-të anglezët gjetën golin e dytë me anë të Foden, që riktheu avantazhin dhe qetësinë e Sitit. Sot luhen dy takimet e tjera çerekfinale, ku Porto pret Çelsin dhe Bajerni i Mynihut pret francezët e PSG-së.
Më të lexuarat


Përplasje me ekipet e fundtabelës, Vllaznisë i vjen në ndihmë kalendari për të prekur titullin

Igli Tare i jep besim Muriqit të Kosovës, anashkalon çështjen e Strakoshës tek Lacio

Mbi 9 milionë pëlqime, kjo foto e Ronaldos me Georginën në palestër pushton mediat sociale (Pamjet)

Junajtid përmbys Totenhemin, Murinjo i zhgënjyer nga lojtarët e tij

Super Partizani shkatërron Bylisin, ëndrra titull gjithnjë e më pranë

Hektor Shaqiri: Strategjia jonë në Europian e gabuar, e ardhmja e peshëngritjes e zymtë

Reali shënon dy super gola ndaj Barcelonës, ngjiten në krye të renditjes

Levandovski s’i hap rrugë Halandit: Është më i miri në botë, por pas meje

Gjasula me peshë në projektin e ringjitjes së Hamburgut, Abrashi ende i dëmtuar tek Bazeli

Java 27 e Superiores, njëri nga ekipet e kreut do të digjet, Laçi-Vllaznia vendimtare
