BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Superiores i ka rënë fuqia e sulmit, 35 % më pak gola se një vit më parë

Superiores i ka rënë fuqia e sulmit, 35 % më pak gola se një

Derbi midis Partizanit dhe Tiranës na ofroi një panoramë të shkëlqyer të një ndeshje futbolli, qoftë për nga cilësia e lojës që paraqitën skuadrat në fushë, spektakli në tribuna ku tifozeria ishte më e shumtë në numër se në ndeshjen e ekipit kombëtar, por edhe për tensionet deri diku të arsyeshme që i japin adrenalinë një takimi të tillë. Por derbi mbetet i izoluar si ngjarje në futbollin tonë, pasi takimet e tjera i sheh me stadiume të boshatisura dhe aspak premtues. Futbolli ka rënie të nivelit që duket në renditjen e superiores tonë në UEFA, ku ka humbur disa vende dhe tani llogaritet ndër vendet e dobëta të kontinentit, kurse për krahasim, Kosova ka përmirësuar gjashtë vende dhe kjo falë rritjes së cilësisë, qëndrueshmërisë së kësaj rritje dhe që ka një skuadër që luan në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kurse Shqipëria, skuadrat e saj, nuk ia doli të kalojë raundin e dytë, duke mos arritur as sa arritën disa ekipe të Luksemburgut, Maltës e ndonjë mikroshteti tjetër europian. Por a është kampionati ynë më cilësor se një vit më parë, sikurse shprehen sejmenët e federatës? Këtë e tregojnë më mirë shifrat, pasi sulmi është dukshëm 35% më dobët se vitin e kaluar, mbrojtjet janë me probleme dhe të paqëndrueshme, kurse skuadrat po lëvizin më ngadalë. Disa statistika ende nuk janë ezaurtuar, por starti i këtij kampionati nuk është në nivelin e një viti më parë, edhe pse ka një rivalitet mes 10 ekipeve pjesëmarrëse.

Treguesit e sulmit dëshmojnë rënie

Nëse ka një repart që e nxjerr zbuluar propagandën e Federatës Shqiptare të Futbollit ai është sulmi. Kjo pasi “shterpësia” e tij ndër klubet e Superligës është një tregues që nuk fshihet dot. Pra mungojnë golat, kjo është çështja dhe kjo çështje nuk mbyllet me fjalime false nga anëtarët e federatës. Kategoria Superiore ka humbur shumë gola nga sezoni i shkuar, teksa në 30 ndeshjet e para të këtij sezoni janë realizuar 50 gola. Në një krahasim me edicionin e shkuar, në gjashtë javët e para ishin shënuar 30 gola më tepër, teksa 10 skuadrat kishin shënuar 80 gola. Mesatarja e golave të shënuar në edicionin aktual është 1.6 gola për ndeshje, ndryshe nga sezoni i shkuar kur mesatarja ishte 2.6 gola për ndeshje. Shtatë nga dhjetë ekipet e këtij edicioni, nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se 5 gola, ndërsa vetëm Tirana ka realizuar 10 herë, me Redon Xhixhën i cili mban firmën e 7 realizimeve. Skuadrat me sulmin më të dobët janë Kastrioti dhe Teuta, të cilat në këto 6 javë kanë shënuar vetëm nga 2 herë. Deri në këtë pikë të kampionatit janë 33 shënues, teksa pas Xhixhës me 7 gola janë Skuka i Partizanit dhe Anthoni i Bylisit, me nga tre gola. Statistika që tregojnë se këtë edicion, superiorja ka humbur shumë gola, teksa gjatë merkatos së verës u larguan dy shënuesit më të mirë të kampionatit, Saliou Guindo dhe Taulant Seferi, të cilët kishin shënuar nga 19 gola. Në këtë edicion diferencat janë bërë më të vogla mes skuadrave, megjithatë mungesa e golave e zbeh rivalitetin mes ekipeve, që duhet të punojnë më tepër për të gjetur rrjetën.