BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Sport

Superiorja kthehet të enjten, Partizani aty ku e la me Egnatian, të tjerët nga minuta e parë

Superiorja kthehet të enjten, Partizani aty ku e la me Egnatian, të

Të enjten do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kategorisë Superiore. është një xhiro interesante, pasi vjen pas një shkëputje gati dy javore, që ndodhi jo vetëm për shkak të angazhimit të skuadrës kombëtare në eliminatoret e Europianit, por edhe me ngjarjen e rëndë që pushtoi futbollin shqiptar si pasojë e vdekjes në fushë të sulmuesit të Egnatias, Duamena. I vetmi takim që pritet të nisë aty ku u ndërpre është ai mes Egnatias dhe Partizanit, e cila ka zhvilluar 24 minuta dhe do të duhet të luajë edhe 66 minutat e tjera të këtij dueli. Padyshim që është dueli më interesant, sepse luhet për kryesimin. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 26 pikëve dhe shpresojnë tek fitorja për të marrë të vetme kryesimin. Për nivelin që disponojnë është një sfidë e hapur, por Partizani ka avantazhin se është me një ndeshje më pak, pra i intereson edhe barazimi. Gjithsesi, cilësia e skuadrave është pak a shumë e njëjtë.

Tirana përballë Kukësit, shans për t’i ikur krizës

Tirana ka kaluar një krizë jo të vogël javët e fundit, që dëshmohet me pezullimin e trajnerit Orges Shehi dhe dorëheqjen e drejtorit sportiv Tefik Osmani. Klubi ka pasur mjaft dëmtime por edhe situata aspak të këndshme që janë respektuar në lojë dhe në rezultat, për pasojë Tirana nuk ka mundur të marrë maksimumin në këto ndeshjet e fundit dhe ka humbur goxha pozita në raport me Partizanin dhe Egnatian që udhëheqin Superiore. Tirana do të përplaset ditën e enjte me Kukësin, një skuadër që me trajnerin Stavri Nica po përtërihet dhe ka nisur të marrë pikë, duke u hapur punë skuadrave të mëdha e pretendente.

Vllaznia me drejtor të ri do ndryshim

Vllaznia është një prej skuadrave që ka zhgënjyer më shumë në këtë fazë të parë të kampionatit. Shkodranët ndodhen në vendin e 8-të, me 13 pikë, duke qenë fare pranë zonës së rënies, në pozita aspak komode e aspak dinjitoze për një klub me histori të madhe. Në skuadër ka ardhur një trajner i ri, Qatip Osmani, nga Maqedonia e Veriut, i cili shpresohet të sjellë ndryshime në stilin e lojës e të hapë perspektivë të re për skuadrën. Por Vllaznia ka ndryshuar së fundmi edhe drejtorin sportiv, ku është emëruar Tefik Osmani, i larguar nga Tirana pak ditë më parë. Dueli i radhës për shkodranët është me Laçin, një “kockë” e fortë për të gjithë. Shpresohet që në këtë ndeshje të vijë ndryshimi i duhur dhe kthesa e madhe në lojë e rezultate, ndryshe Vllaznia rrezikon shumë.

Skënderbeu në një duel nervash me Teutën

Teuta ndodhet në pozita të vështira, në vendin e parafundit me 12 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të fundit, por durrsakët kanë një duel më pak të luajtur, atë ndaj Partizanit në javën e parë. Durrsakët shkojnë në Korçë për të marrë pikë, por Skënderbeu ka avantazh fushën dhe dëshiron të bëjë më të mirën në këtë duel që të mbajë të paprekur marrëdhënien me publikun dhe të largojë hijet e krizës që ka shfaqur skuadra gjatë javëve të fundit. Për trajnerin e Teutës Edi Martini kërkohet me patjetër pikë, kurse për Gvozdenoviçin e Skënderbeut synimi është trepikëshi.