BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Superiorja me sytë nga “Final Four”, ndeshjet direkte për titull sjellin përfitime financiare

Superiorja me sytë nga “Final Four”, ndeshjet direkte për

Kampionati kombëtar po shkon drejt fundit. Nga faza e rregullt mbeten edhe 5 xhiro, që do të jenë përcaktuese më pas për ndeshjet në “play-off” e “play-out”. Pas përfundimit të 36-të javëve, katër skuadrat më të mira të sezonit do të përballen me njëra-tjetrën për të shpallur ekipin kampion të këtij sezoni. Çdo gjë do të nisë me hedhjen e shortit që do të organizohet nga FSHF, menjëherë sapo të përfundojë java e 36-të e kampionatit. Skuadrat do të ndahen në dy vazo, ku në vazon 1 do të vendosen (vendi i parë dhe i dytë), ndërsa në vazon 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste. Në finale kalojnë ekipet fituese dhe ajo që duhet saktësuar është që skema “Final 4” favorizon skuadrat e renditura më mirë në klasifikim në dy ndeshjet gjysmëfinale, pasi vendi i parë dhe i dytë mund të sigurojë finalen edhe falë barazimit. Më pas do të luhet gjithçka në finalen e madhe për titullin kampion mes dy skuadrave që do të kualifikohen më tej, ndërsa ekipet që do të eliminohen nga faza gjysmëfinale do të luftojnë për vendin e tretë. Skema e re e kampionatit ka nxitur akoma edhe më shumë konkurrencën dhe të gjitha skuadrat po luftojnë për objektivat e tyre. Jemi pesë javë nga fundi i kampionatit të rregullt dhe ende nuk është vendosur asgjë edhe për “Final Four”, por edhe për objektivin mbijetesë. Kjo skemë ka si synim për të afruar më shumë spektatorë në shkallët e stadiumit, për të promovuar sa më shumë kampionatin shqiptar dhe për t’u dhuruar tifozëve ndeshje me më shumë nivel në fundin e kampionatit.

Përfitimet financiare

Një nga synimet kryesore është që klubet të përfitojnë më shumë të ardhura në përfundim të sezonit. FSHF ka përcaktuar shpërblimet për të gjitha skuadrat. Pas përfundimit të 36-të javëve ekipet e renditura nga vendi i parë në të katërt do të përfitojnë bonuset financiare të përcaktuara, ndërsa në “Final Four” ekipi kampion merr një tjetër shpërblim nga FSHF. Pra më shumë të ardhura për klubet dhe sfida që kanë të garantuar spektaklin. Të gjitha takimet e “Final Four” do të luhen në stadiumin “Air Albania” një nga impiantet më moderne që plotëson të gjitha kushtet, prandaj këto ndeshje nuk janë vetëm për tifozët e klubeve që do të përballen në “Final Four” por për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar që duan të ndjekin nga afër spektaklin. FSHF ka nisur nga puna për të organizuar sa më mirë “Final Four” dhe siç është bërë e ditur ka nisur edhe shitja e biletave, ku është menduar që për të gjithë futbolldashësit të ofrohen edhe bileta me një çmim promocion për të gjitha takimet, për të përjetuar nga afër emocionet e “Final Four”. Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në  ebileta.al  por edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stërmasi” në fashën orare 10:00-18:00. Biletat me çmim promocional do të shiten vetëm në dy pikat fizike.