BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Sport

Superiorja merr drejtim, qeveria miraton planet e FSHF dhe jep “Ok” për rikthimin e garës më 3 qershor

Superiorja merr drejtim, qeveria miraton planet e FSHF dhe jep “Ok”

Federata Shqiptare e Futbollit kishte mbi një javë që kishte vendosur 3 qershorin si datë për nisjen e aktiviteteve, duke u bazuar mbi një protokoll mjekësor të hartuar enkas për kushtet ku operon futbolli ynë por edhe duke marrë masa shtesë në varësi të situatës për të evituar rrezikun e infektimit nga koronavirusi. Duhet thënë se dje iu dha zgjidhje përfundimtare dhe këtij problemi, pasi Ministria e Shëndetësisë, i miratoi dhe zyrtarisht masat e marra nga FSHF, u bind që situata është nën kontroll dhe padyshim që dha “ok” zyrtar për nisjen e kampionatit më 3 qershor.

Vendimi

Sikurse raportojnë edhe vetë institucionet në faqet e tyre zyrtare të komunikimit, tashmë është zyrtare, kampionati shqiptar rikthehet më 3 qershor pas një pushimi 3-mujor për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu ka firmosur sot urdhrin e aktiviteteve të lejuara në këtë fazë të pandemisë duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë. Në datën 3 qershor kampionati do të rikthehet dhe do të jetë një tur force për të luajtur 10 javët e fundit brenda 2 muajve duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Në total do të luhen 50 ndeshje nga data 3 qershor deri në 29 korrik kur është përcaktuar dita e fundit e kampionatit. Në mesjave do të luhen vetëm java e 27-të dhe ajo e fundit e 36-të ndërsa mesjavat e tjera do të plotësohen nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Duke nga filluar nga e mërkura, do të transmetohen të gjitha ndeshjet dhe tifozët nuk do të humbasin asgjë duke filluar nga intervistat para dhe pas ndeshjeve por gjithçka do të jetë në lidhje televizive, pasi ndeshjet nuk lejohet të ndiqen nga tifozët, pra takimetdo të luhen në impiante të mbyllura.

Troisi do të kthehet në Vlorë, Flamurtari nis punën

Një nga skuadrat që ka probleme serioze këtë edicion është Flamurtari, klubi i vetëm që shfaqi mendimin që gara të ndërpritej dhe të niste me edicionin e ri në shtator. Por në fund edhe klubi vlonjat iu bashkua “turmës” së radhitur pranë FSHF-së e për pasojë do të duhet të ballafaqojë forcat me rivalët për të mbyllur garën në fushën e gjelbërt. Mësohet së fundmi se Flamurtari është plotësuar, ndërsa deri në fund të sezonit zyrtarët e skuadrës vlonjate do të jetë në stol trajneri brazilian Marselo Troisi. E madje, ai mund të jetë në krye të kuqezinjve edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, duke qenë se ka arritur që të ndërtojë një grup simpatik në pjesën e dytë të sezonit. Ndërkohë që edhe lojtarët shkodranë i janë shtuar organikës kuqezi dhe Flamurtari tashmë është i përqendruar te sfida e radhës në kampionat, ajo që do të luajë me skuadrën e Vllaznisë në Vlorë. Kuqezinjtë janë në vend të fundit në tabelën e renditjes në Kategorinë Superiore dhe nuk kanë shanse për të mbijetuar duke qenë se kanë mbetur vetëm dhjetë ndeshje deri në mbyllje të këtij sezoni dhe vetëm një ndryshim skeme me shtimin e ekipeve në elitë për vitin që vjen do të bënte që ata të mos binin një kategori më poshtë

Vllaznia merr mbështetje në këshill, tani mund ta përfundojë sezonin

Në Shkodër u zhvillua dje mbledhja e asamblesë së zakonshme për klubin e futbollit të Vllaznisë. Çështje kryesore ka qenë diskutimi dhe miratimi i buxhetit për ekipin shkodran, që për hir të së vërtetës nën administrimin e bashkisë ka pasur shumë herë protesta por edhe probleme me rrogat. Pas shumë debatesh, në fund është rënë dakord dhe është miratuar buxheti për Vllaznia sh.a. Në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë ka dhënë “OK”-në për rifillimin e futbollit, tanimë ka lajme të mira nga kampi shkodran. Lojtarët do të marrin pagat e tyre dhe kësisoj mund të zbresin në fushë të qetë, ndërkohë që administrator Suad Lici ka theksuar se kjo lëvizje i shërben futbollit shkodran.