
Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që të inkriminuarit të lihen jashtë zgjedhjeve, pritet ndryshim rrënjësor në Parlament

Superiorja nuk prodhon lojtarë cilësorë, klubet "turren" në Maqedoni për futbollistë

Shkruar nga Adriatik BALLA 13 Janar 2021
Kategoria Superiore pretendohet vit pas viti se ka rritur cilësinë e saj, por është fakt që asaj vazhdimisht i largohen lojtarët cilësorë, të cilët preferojnë të luajnë jashtë shtetit në kampionate më cilësore. Një pjesë e futbollistëve kanë mundur të përshtaten mirë atje ku kanë shkuar dhe kanë pasur sukses, por ka dhe plot prej atyre që nuk u ka ecur dhe janë kthyer sërish në kampionatin shqiptar. Me daljen në skenë të kampionatit kosovar, shumë lojtarë kanë preferuar të veshin fanellat e klubeve kosovare, pasi atje cilësia është duke u rritur dhe lojtarët e Superiores e gjejnë veten shpejt, por edhe se paguhen më mirë. Një farë rivaliteti mes kampionatit tonë dhe atij kosovar është evidentuar gjatë dy viteve të fundit, sidomos kur është fjala për merkaton, ku klubet këndej e andej kufirit nxitojnë për të bërë blerjet e dëshiruara. E megjithatë, Superiorja e Shqipërisë prodhon pak cilësi, ky është fakt i pamohueshëm. Dhe sidomos prodhon pak elementë cilësorë për tregun dhe ky është një tjetër fakt i fortë. Që klubet shkojnë e kërkojnë lojtarë jashtë vendit, kryesisht në Afrikë dhe Amerikën Latine e konfirmon më tej këtë fakt.
Maqedonia, vendi i merkatos dimërore
Në kushtet kur pandemia e koronavirusit ka bllokuar shumë vende dhe i ka bërë transferimet e lojtarëve të vështira, duket se klubet e Superligës tonë i janë turrur kampionatit maqedonas, duke bërë pazar me klubet e këtij vendi. Lojtarët me cilësi që kanë mbërritur më herët janë dëshmi se në këtë kampionat ka lojtarë që mund t’u blejnë klubeve tona. Dhe në fokus nuk kanë qenë vetëm lojtarët me origjinë shqiptare, por edhe ata me origjinë sllavo-maqedone.
Tirana e varur nga lojtarët që vijnë nga Maqedonia e Veriut
Tirana ka në përbërjen e saj disa lojtarë që vijnë nga kampionati maqedonas. Por nuk ndalet me kaq. Në kushtet kur merkato jashtë Europës duket e vështirë qoftë për kushtet financiare, ashtu dhe prej kufizimeve të pandemisë së koronavirusit, tregu maqedonas ka qenë një objektiv i mirë për klubin bardheblu, që ka gjetur atje lojtarë cilësorë dhe që janë shprehur mirë me skuadrën 25-herë kampione të Shqipërisë. Bardheblutë duan të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar, por që ta bëjnë këtë u duhet të bëjnë goditje të forta në merkato. Për këtë arsye janë fokusuar tek klubet e Maqedonisë së Veriut, për të gjetur elementët e dëshiruar dhe syri i është vënë një sulmuesi, po që emri deri tani mbetet enigmatik. Vetë presidenti Refik Halili duket se është angazhuar fort për t’i sjellë Tiranës lojtarë që bëjnë diferencën dhe mbetet të shihet nëse do ta realizojë qëllimin e tij në këtë merkato dimri.
Edhe Kukësi i mëshon pistës maqedonase në merkato
Skënderbeu, Teuta dhe Laçi e kanë vrojtuar me kujdes pistën maqedonas, kurse Tirana, siç thamë, ka bërë hapa konkretë në këtë drejtim dhe pret të finalizojë ndonjë lëvizje për së shpejti. Por një tjetër skuadër që po tenton të bëjë treg në Maqedoninë e Veriut është Kukësi, dhe verilindorët si klub e kanë shfrytëzuar dhe më herët këtë pistë, pasi shumë futbollistë të tyre kanë ardhur nga ky vend. Katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, por mbi të gjitha shumë gola të pësuar, ekzaktësisht 11. Ky është një problem serioz për skuadrën e Kukësit, prapavija e të cilës “fut ujë” nga të gjitha anët. Megjithatë, fati i mirë është se verilindorët mund të përmirësojnë situatën në merkato, teksa nga përforcimet mund të vijnë nga Maqedonia e Veriut. Është “infosport.mk”, e cila raporton se Kukësi sapo ka nisur bisedimet me dy futbollistë. I pari është kapiteni i Sileks, Angelçe Timovski, 26-vjeçar dhe që aktivizohet si mbrojtës i linjës së djathtë. Ndërkohë, i dytë është një futbollist i Vardarit dhe fjala është për Viktor Velkoski, 25-vjeçar dhe që luan në qendër të mbrojtjes. Ky i fundit do të ishte edhe zëvendësuesi i Horiç me të cilin verilindorët ndanë rrugët në këtë merkato. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit të Kukësit do të arrijnë të mbyllin pozitivisht negociatat me futbollistët maqedonas.
Më të lexuarat


Mbyllja e aktiviteteve të shumësportëshit çon në kolaps klube e federata, rrezikohet pjesëmarrja e Shqipërisë në Olimpiadë

Partizani fiton një tjetër duel me Tiranën, Olsi Rama prezanton superblerjen “Buba”

PSG gati të bëjë çmenduri për Ramos, i ofron pagë 45 mln euro në sezon

Veseli braktis Salernitanën për Virtus Entelën në Serie B, Selmani pranë Malatiasporit në Superligën turke

Laçi nxjerr Tiranën nga gara për titull, largohet trajneri Nevil Dede

Pas një takimi me presidentin dhe në prag të sfidës, largohet në mënyrë të papritur trajneri i Tiranës

Juventusi thyen Bolonjën dhe afrohet frikshëm me kryesuesit e Serisë A, Barça fiton edhe pa Mesin

Vllaznia ndalet në shtëpi, Partizani ka shans t’i afrohet në renditje

Gjergj Ruli: Atletika me probleme infrastrukturore, por kampionët e saj janë elitë e sportit shqiptar

Tronditet bota e futbollit/ Vdesin në një aksident ajror presidenti dhe katër lojtarët e ekipit brazilian
