BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Superiorja rikthehet në fushë, Partizani shembull pozitiv, i plotë dhe brenda protokollit

Superiorja rikthehet në fushë, Partizani shembull pozitiv, i

Futbolli rikthehet në fushë dhe zyrtarisht klubet e Superligës zbritën dje në tapetin e gjelbër për të bërë stërvitje dhe për t’u bërë gati për kampionatin që është parashikuar të nisë më 3 qershor. Partizani dha i pari shembullin pozitiv, me fjalë pak e punë të mirë, duke respektuar rregullat e protokollit higjienik dhe duke pasur shpresë se mund të kapë në 10 xhirot e mbetura të Superiores që të kapë një vend në renditje që e çon në Ligën e Europës. Ka qenë vetë klubi i kuq që nëpërmjet faqes së saj zyrtare ka publikuar pamjet nga stërvitja e parë pas dy muajve e cila normalisht është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo rrezik nga koronavirusi. Në këtë formë, të kuqte sot të vazhdojnë përditë stërvitjen intensive në mënyrë për të rritur kondicionin fizik të futbollistëve. Aktualisht, Partizani renditet në vendin e gjashtë të Kategorisë Superiore duke synuar një vend në Kupat e Europës, ndërsa ndeshjen e parë pas kësaj ndërprerja e ka në kryeqytet ndaj Skënderbeut.

Kukësi ka strategjinë e tij për të arritur tek titulli

Klubi i Kukësi ka zgjedhur një strategji të ndryshme nga ajo e klubeve të tjera të Superiores për rikthimin në fushën e lojës. Edhe pse të gjithë fillojnë nesër stërvitjet kolektive, verilindorët kanë menduar se si të rikuperojnë sa më shpejt kohën e humbur në këto muaj pushim nëpërmjet një faze përgatitore të mirëfilltë. Kështu, që nga dita e nesërme të gjithë futbollistët e skuadrës së Kukësit do të udhëtojnë drejt qytetit të Elbasanit ku do të jenë të grumbulluar për të paktën 10 ditën në një nga hotelet e këtij qyteti dhe të përgatiten atje për rifillimin e kampionatit. Trajneri Orges Shehi mendon se nëpërmjet kësaj faze përgatitore të mirëfilltë, ku të gjithë lojtarët do të jenë nën vëzhgimin e stafit dhe nën kontroll të plotë duke filluar nga dieta për të vazhduar me stërvitjet intensive, do të mund të kthejnë sa më shpejt në formë optimale futbollistët për rifillimin e kampionatit. Pritet që në këtë grumbullim të jenë edhe lojtarët të cilët në teori duhej të qëndronin edhe disa ditë të karantinuar në shtëpitë e tyre, pasi kanë udhëtuar se fundmi nga Kosova e Maqedonia. Ndërkohë, verilindorët mbeten në pritje të një zgjidhje të çështjes së Vesel Limajt, i cili mbetet i bllokuar në Gjermani.

Mbrojtësi i Kukësit: Ky është një shans për titullin, do të shfrytëzojmë shansin

Këtë sezon ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm të Kukësit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Erhun Obanir, i cili së fundmi ka dhënë një intervistë për “Tv Klan”, duke theksuar se është diçka e mirë që do të rikthehen të stërviten e më pas për të luajtur, por gjithsesi duhen treguar të kujdesshëm dhe se e mira do të ishte të bëhej testi. Sa i përket titullit, Obanor shprehet se do të përpiqen ta fitojnë. “Është një situatë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për futbollin. Duhet të qëndrojmë në shtëpi, të jemi të sigurt. Unë stërvitem në shtëpi, duke bërë disa ushtrime për të ruajtur paska formën fizike dhe me udhëzimet e trajnerit. Kur të kthehemi do të jetë diçka e mirë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos u infektuar, pasi jeta është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Do të jetë e vështirë për këdo, mendoj se do të ishte më mirë që të gjithë të bënin teste para se të niste, që të kuptohet se cili është në rregull dhe cili jo. Kjo është një mënyrë për të shmangur infektimin”, tha 24-vjeçari. Nuk kishte si të mos fliste për titullin, ndërsa hapur e thotë se shanset për përmbysjen e Tiranës janë. Për këtë mbrojtësi i Kukësit bën një llogaritje për titullin, duke pasur parasysh edhe treguesin domethënës që Tirana është 9 pikë para. “Jemi në vendin e dytë pas Tiranës, 9 pikë pas dhe janë 10 takime. Kemi shansin të përpiqemi që të fitojmë titullin. Duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kjo është e rëndësishme për klubin dhe për vetë lojtarët”, u shpreh Obanor.