BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Superiorja vuan për bombera, në top-3 më të mirët vetëm 1 shqiptar

Superiorja vuan për bombera, në top-3 më të mirët

Sulmuesit po pakësohen gjithmonë e më shumë. Shumica e klubeve të Superiores nuk kanë lojtarë të mirëfilltë në repartin ofensiv që të konkretizojë punën e skuadrës. Në tërësi ka rënë koeficienti i shënimit të golave dhe kjo mangësi ka prej disa vitesh që është shfaqur, por pikërisht në këtë edicion ka kulmin e saj. Edhe pse janë luajtur 13 javë garë, lojtari që ka më shumë gola ka shënuar 7 rrjeta, prej të cilave mbi gjysmën i ka realizuar me penallti. bëhet fjalë për sulmuesin e Teutës Latif, i cili është aktualisht kryesues i listës së golashënuesve më të mirë të Kategorisë Superiore. Pas tij me një gol më pak vjen Rexhinaldo i Kukësit, i cili ka realizuar 6 gola por edhe ai dy prej tyre me penallti. më pas vijnë disa lojtarë, përfshi dhe lojtarë shqiptarë si Bregu i Skënderbeut, Shkurtaj i Luftëtarit apo ndonjë tjetër me 4 gola.

Duket qartë se kampionatit i mungojnë “bomberat”, lojtarët e golave të shumtë, gjë kjo evidente të paktën në fazën e parë të kampionatit. Një sezon më parë, të paktën kishte dy futbollistë që kishin shënuar mbi 20 gola, siç ishin Ali Soue i Skënderbeut dhe Sindrit Guri i Kukësit. Nga analiza e lojës së sulmuesve, numri i golave dhe minutazhi që kanë luajtur, mund të konkludohet se Rexhinaldo i Kukësit ka më shumë shanse ta mbyllë si shënuesi më i mirë, për shkak të pozitave që ka skuadra e tij, roli i tij në repartin ofensiv dhe ndërtimi i lojës së trajnerit Armand Cungu. Në fakt, dje Rexhinaldo, është bërë protagonist sot në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës mes Mozambikut dhe Zambias. Sulmuesi kryesor i kombëtares së vendit të tij ka shënuar në minutën e 62-të të takimit. Me fitoren e arritur ndaj Zambias, skuadra nga Mozambiku që ka shtatë pikë është në vendin e 3-të në grupin me katër skuadra, duke lënë pikërisht Zambian në fund që ka 4 pikë. Grupin ku bën pjesë Mozambiku e kryeson Guinea Bisau, e ndjekur nga Namibia. Forma e mirë e treguar ndaj Zambias është një ogur i mirë që sulmuesi të gjejë golat edhe në Superiore me skuadrën e Kukësit e cila këtë sezon i ka varur te këmbët e tij shpresat për të gjetur rrugën e rrjetës. Mungesa e sulmuesve ka sjellë reagimin e ish-lojtarëve të ndryshëm të shumë klubeve, që ndryshe nga koha kur ata vetë ishin në fushë dhe sulmuesit shënonin shumë, madje një skuadër kishte dy-tre lojtarë që shënonin, tani mezi del një gol në një ndeshje nga shumica e ekipeve të Superiores.

Një prej tyre, Bledar Mancaku, ish-lojtar i njohur i Teutës, thekson se edhe ata pak sulmues që ka në Superiore që bëjnë gola, shumicën i kanë realizuar nga penalltitë. Në një rrëfim për “Vip Sport” ai shtoi se “ puna e vërtetë me sulmin duhet të isë nga akademitë dhe ai kujtoi se po punohej në këtë drejtim, por puna e tyre do kohë të marrë fryte. “Nuk kemi sulmues, është e vërtetë. Që nga periudha kur unë kam luajtur me Daniel Xhafajn e mbrapa, po shoh një mungesë të theksuar të shënuesve. Ka raste sporadike, ndërsa më parë kishin nga 2-3 sulmues goli të gjitha ekipet. Ndoshta ngaqë nuk punohet shumë. Shoh sulmues që dalin në krye të listës edhe këtë sezon duke shënuar nga penalltitë. Më pëlqen sulmuesi i Teutës, Latif, por edhe ai po shënon gola edhe me penallti. Flamurtari ka Bushiçin, por ende nuk po bën diferencën. Skënderbeu ka sulmuesin nigerian që ka realizuar 3 gola, por është edhe Bregu që shënon edhe pse nuk është “pykë” e mirëfilltë. Kjo do të zgjidhet pas 5-6 sezoneve sepse ekipet po zbatojnë akademitë dhe është bërë modë. Unë shoh edhe në Durrës që te ekipi U-19 ka 2 sulmues shumë të mirë”, tha Mancaku. E thënë ndryshe, Superiorja vuan për sulmues “rrace”. Dy lojtarët që mbajnë kreun e listës së golashënuesve, Latif dhe Rexhinaldo janë të huaj, kurse lojtarët shqiptarë vijnë të tretët në radhë, diçka që tregon qartë se klubet tona nuk po prodhojnë më sulmues të mirëfilltë, nga ata që shënojnë mbi 20 gola në sezon.

Adriatik BALLA