Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Superliga/ Tirana mposht 2-1 Kukësin, Daja debuton me fitore

Superliga/ Tirana mposht 2-1 Kukësin, Daja debuton me fitore

Postuar: 01/11/2015 - 21:29

Tirana ka mposhtur 2-1 Kukësin në takimin e zhvilluar sot në Tiranë. Kjo ishte një fitore që injekton moral për Tiranën e Ilir Dajës që debuton me fitore në ndeshjen e tij të parë me skuadrën bardheblu.
 
Ekipi kryeqytetas regjistroi suksesin e tretë sezonal në sfidën kundër Kukësit të zhvilluar në “Qemal Stafa”. Me dy gola të shënuar në pjesën e parë Tirana mbylli llogaritë ndaj nënkampionëve që konfirmojnë formën e dobët në transfertë edhe pse arritën të ngushtojnë rezultatin vetëm në fundin e takimit.
 
Tirana e nisi ndeshjen me topin në këmbë për të imponuar ritmin dhe ia doli të merrte kontrollin e sfidës që në sekondat e para. Skuadra e Ilir Dajës u shfaq agresive në gjysmëfushën e miqve. Elis Bakaj dha sinjalin e parë në minutën e 6 me një goditje nga jashtë zonës që u devijua nga Koçi dhe pak sekonda më pas, kapiteni Gentian Muça devijoi saktësisht me kokë krosimin e ardhur nga Gilman Lika.
Bardhe-blutë nuk u ndalën këtu pasi ishte japonezi Fukui në krahun e majtë të sulmit bëri gjithçka mirë në minutën e 16 duke dhuruar një top në ajër për Bakajn që nuk arriti të shtangte Koçin. Kukësi u zgjua 6 minuta më pas por goditja e Leomir Cruz nuk e kapi në befasi portierin Bakaj që e devijoi topin në goditje nga këndi. Ishte sërish Fukui në 7 minuta nga fundi i pjesës së parë që harkoi topin që përfundoi në këmbët e Franc Veliut i cili e devijoi në portën e tij.
 
Në minutën e 55 Kukësi i udhëhequr nga Flores në sulm tentoi të ngushtonte diferencën, por goditja e brazilianit nuk u finalizua me sukse. Në krahun tjetër, Bakaj tentoi eurogolin 4 minuta më pas por goditja e tij përfundoi mbi tranversën e Koçit. Në të 61-ën Gilman Lika shënjestroi portën e miqve por ishte sërish Koçi ai që i mohoi Tiranës festën e golit të tretë.
 
Kukësi i ngushtoi diferencat në minutën e parë të kohës shtesë me një gol të Micit që vlen thjesht sa për statistika. Skuadra e Dajës e menaxhoi rezultatin duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren që e ngjit në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 3 me 16 pikë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/03/2019 - 20:57

 Do të jetë një revolucion ai që Florentino Perez dhe Zidan do të bëjnë në fund të këtij sezoni tek Reali.

Postuar: 18/03/2019 - 19:14

Një numër rekord shikuesish prej 60,739 vetësh u regjistruan dje në ndeshjen e futbollit të fem

Postuar: 18/03/2019 - 18:51

Një nga lojtarët që Kristian Panucci, vendosi të lërë jashtë për dy sfidat e para eleminatore të

Postuar: 18/03/2019 - 18:26

Klubi grek Panathinaikos tha dje se "dënojmë pa kompromis" përplasjet e dhunshme që p

Postuar: 18/03/2019 - 17:06

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Andorr

Postuar: 18/03/2019 - 16:30

Kombëtarja e Shqipërisë nisi përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të para në eliminatoret e Euro 2

Postuar: 18/03/2019 - 16:06

Armand Duka i ka dalë në krah të trajnerit Christian Panucci, i cili ka përjashtuar portierin Tho