Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Surprizë në Champions/ Sevilja eliminon Mançester Junajtid, në çerekfinale edhe Roma

Postuar: 14/03/2018 - 08:20

Liga e Kampioneve dhuroi dje në mbrëmje emocione të mëdha por edhe surpriza të mëdha. Sevilja bën befasinë e madhe në Champions dhe shkon në çerekfinale, pasi mposht një prej pretendentëve, Mançester Junajtid e Hoze Murinjos. Dueli i parë midis tyre luajtur në Spanjë ishte mbyllur në barazim 0-0 dhe anglezëve u duhej të shënonin. Por atë që se bën ekipi i Murinjos e bën ai i Vincenzo Montelës, që 15 minuta para fundit realizon në harkun e katër minutave dy gola, duke çuar Junajtid në shtëpi dhe duke vënë tani nën presion vetë teknikun portugez. Junajtid ishte dominues në fushë gjatë pjesës së parë, duke dominuar në aksionet sulmuese dhe duke krijuar mjaft raste shënimi, por eksperienca e Seviljes në ndeshje të këtij niveli në Europë dhe efikasiteti i repartit difensiv në tërësi dhanë efektet e tyre pozitive, sepse spanjollët u mbrojtën mjaft mirë. Kontrolli mbi lojën dhe mbajtja e topit nuk janë elementë që bëjnë diferencën në fushë. Përkundrazi, diferencën e bën rezultati, pra goli. Dhe në duelin e djeshëm ndaj Seviljes Junajtid i mungoi goli. Sevilja e përmbysi ndeshjen në pjesën e dytë me dy gola, duke eliminuar Mançester Junajtid nga Liga e Kampioneve. Pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe u duk se Junajtid do të shfrytëzonte më mirë fushën dhe kualitetin për të bërë diferencën, por ishin spanjollët që bënë surprizën e madhe. Në minutën e 74-t dhe 78-të, ishte i njëjti lojtar i Seviljes që u bë protagonist me dy gola të shpejtë, duke shtangur Murinjon dhe “Djajtë e kuq” anglezë. Visam Ben Yeder ishte autori i dy golave që ngritën peshë stafin teknik të Seviljes me në krye trajnerin Montela. Në golin e dytë u duk se portieri De Gea e kishte larguar topin rregullisht, por edhe pamjet filmike konfirmuan më pas se topi e kishte kaluar vijën fatale të portës dhe gjyqtarët me të drejtë e quajtën gol të rregullt. Koha e mbetur nuk kishte më asnjë vlerë për Junajtid dhe Murinjon të arrinin ndonjë gjë pozitive, madje dhjetë minutat e fundit Junajtid vuajti jo pak. Megjithatë, në minutën e 84-t Lukaku ngjalli paksa shpresat e Junajtid me një gol të bukur. Roma  nuk shkëlqeu në ndeshjen e kthimit kundër Shakhtar Donetsk, por i mjaftoi një gol i Edin Xhekos që të kualifikohej më tej. Ndeshja e parë midis tyre kishte përfunduar me fitoren e pabesueshme të Shakhtarit 2-1 dhe ukrainasit vinin në Roimë si favoritë. Por verdhekuqtë e Romës arritën ta çanin mbrojtjen mike dhe Xheko në minutën e 52-të shënoi një gol me mjaft peshë për fatet e kualifikimit. Rezultati në total i të dy ndeshjeve ishte i barabartë 2-2, por Roma shkoi në çerekfinale të Champions falë golit të shënuar në fushë kundërshtare. Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të kësaj faze në Champions, ku Beshiktashi turk pret Bajernin e Mynihut (ndeshja e parë është fituar nga bavarezët 5-0), ndërsa kryendeshja është ajo mes Barcelonës e Çelsit (ndeshja e parë është mbyllur barazim 1-1)./Adriatik BALLA

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Tatimet dhe funksionojnë pothuajse në të zezë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës

Postuar: 12/12/2018 - 23:10

Kanë përfunduar mbrëmjen e sotme të gjitha takimet e fundit të fazës së grupeve të Champions Leag

Postuar: 12/12/2018 - 21:43

Reali i Madridit dhe Roma janë dy skuadrat e radhës, që sigurojnë një vend në fazën e 1/16-ave të

Postuar: 12/12/2018 - 17:12

Nuk ka kurrë paqe për Diego Armando Maradonën, i cili në një mënyrë apo tjetër mbetet në qendrën