BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Sport

Surpriza e hidhur në Angli/ Dy futbollistë të skuadrës së njohur infektohen me koronavirus

Surpriza e hidhur në Angli/ Dy futbollistë të skuadrës

Janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19 në futboll në Angli. Dy lojtarë të ekipit të Fulham kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus në raundin e fundit të testimeve në EFL (English Football League).

EFL ka njoftuar se në raundin e fundit të testimeve janë testuar për COVID-19 plot 1030 persona, përfshirë futbollistë dhe staf të klubesh, dhe tre prej tyre kanë dalë pozitiv, të cilët vijnë nga dy klube.Dy nga tre personat, janë futbollistë të Fulhamit.

Skuadra e Fulhamit nuk ka zbuluar identitetin e futbollistëve, të cilët janë dërguar në vetë izolim, sipas rekomandimeve të institucioneve. Fulham është në mesin e skuadrave pretendente për për t’u ngjitur në Premierligë, dhe pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në Championship, renditen në vendin e tretë me 64 pikë.