Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Surpriza e madhe në kampionatin spanjoll, po shkon në Champions ekipi që nuk ka qenë kurrë

Postuar: 21/04/2019 - 22:46

Një garë shumë të pazakontë po zhvillohet këtë edicion në kampionatin spanjoll sa i përket pjesëmarrjes në Champions League.
 
Ashtu siç po shkon situata deri tani, duket se për herë të parë do të shkojë një skuadër e cila nuk ka qenë kurrë pjesë e këtij turneu dhe regjistron vetëm 2 vite si pjesëmarrëse në Ligën e Europës.
 
Bëhet fjalë për Getafen, e cila sot është shkëputur prej ndjekësve me një fitore të jashtëzakonshme 3-0 përballë Seviljes.
 
Ekipi i drejtuar nga Pepe Bordals ka triumfuar falë golit të Haime Mata dhe dygolëshit të Molina, në një ndeshje shumë të luftuar e cila u mbyll me të dy skuadrat me 10 lojtarë si pasojë e kartonëve të kuq të Eskudero e Dakonam.
 
Tashmë Getafe do të luftojë për të mbrojtur vendin e katërt dhe pjesëmarrjen historike në Champions.
 
Një arritje e jashtëzakonshme po të mendosh se klubi ka si pozicionim më të mirë në La Liga vendin e katërt dhe suksesin më të madh të tijin vendin e dytë në Kupën e Mbretit në dy edicione.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 17:28

Nga Franca janë raportuar të reja të rëndësishme për Neymar.

Postuar: 24/08/2019 - 07:43

Një prej çështjeve më të nxehta të merkatos së verës, ajo që ka të bëjë me sulmuesin argjentinas

Postuar: 24/08/2019 - 07:41

Një nga futbollistët që ka pasur një ecuri mjaft të mirë gjatë javëve të fundit e gjatë muajve të

Postuar: 24/08/2019 - 07:40

Kampionati i 81-të kombëtar i futbollit, Kategoria Superiore, startoi dje me kryendeshjen e javës

Postuar: 23/08/2019 - 23:13

Lajmi kishte qarkulluar prej kohësh, por nuk kishte ende një konfirmim.

Postuar: 23/08/2019 - 22:10

Kukësi ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Partizanit falë golit të sulmuesit Vasil Shkurtaj.

Postuar: 23/08/2019 - 16:36

Pas shumë e shumë spekulimeve më në fund është vendosur përfundimisht se ku do të luajë Elseid Hy