BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Sport

Surpriza në kampionatin italian, Udineze shkatërron Interin, Monza shtang Juventusin

Surpriza në kampionatin italian, Udineze shkatërron Interin, Monza

 Monza arrin fitoren e parë dhe historike në Serie A italiane, pasi mundi ekipin më të trofeshëm të futbollit italian, Juventusin. Fitorja 1-0 u vendos nga goli i lojtarit danez, Gytkjaer, në minutën e 74-t. Pritej reagimi i Juventusit në fakt, që vinte në këtë takim me shumë mungesa, përfshi edhe ato të Alegrit, Kuadrados e Milik të pezulluar, megjithatë bardhezinjtë vuajtën jo pak dhe në fundin e pjesës së parë mbetën me 10 futbollistë, pasi Di Maria goditi kundërshtarin me bërryl dhe u ndëshkua me karton të kuq. Me një lojtar më pak dhe me shumë të rinj në fushë, Juventusi rezistoi deri në minutën e 74-t, kur Gytkjaer dërgoi topin në rrjetën e Perin dhe bëri që në stadium të nisë festa, me Monzën që mori kështu fitoren e parë në histori, në Serinë A. Jep efekt kështu edhe ndryshimi i trajnerit, pasi Palladino e nis me fitore eksperiencën e tij te Monza, diçka që paraardhësi i tij, Xhiovani Stropa nuk e bëri në gjashtë javët e para të kampionatit. Nga ana tjetër Juventus ka marrë vetëm 10 pikë në 7 javë dhe është në krizë totale, teksa pankina e Alegrit rrezikohet jo pak. Ndërkohë, Inter pëson humbjen e tretë në kampionat dhe sërish me rezultatin 3-1, ashtu si ndaj Lacios e Milanit. Këtë herë ishte Udineze ajo që përmbysi zikaltrit në “Dacia Arena” dhe u shkaktoi një disfatë që pritet të shkaktojë furtunë në kampin zikaltër. Vetëm 12 pikë në 7 ndeshje janë shumë pak për një skuadër që pretendon titullin kampion, por që ka pësuar plot 11 gola, ndërsa në krahun tjetër Udineze merr kryesimin e renditjes me 16 pikë, pasi ka bërë një barazim e më pas 5 fitore radhazi. Ndërkohë, në një intervistë për “DAZN”, trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, nuk e fshehu zhgënjimin, duke thënë se rivali e meritoi fitoren. “Isha i frikësuar që të luaja me një lojtar më pak. Bastoni dhe Mkitarjani e paguan, kurse Udineze ishte më e kujdesshme. Bastoni donte të qëndronte në fushë, por ato zgjedhje duhej të bëheshin. Unë doja të rregulloja skuadrën pa ndryshuar formën. Pas avantazhit, ne duhet ta menaxhonim lojën në një mënyrë tjetër dhe duhet të bënim më mirë. në pjesën e dytë ne ja dolëm mirë, por më pas bëmë disa gabime dhe i lejuam vetes të pësonim dy gola, nga Udineze bëri shumë mirë. Jam i pari që duhet fajësuar. Ne duhet të bënim patjetër më shumë, Udineze ishte superiore dhe e meritoi plotësisht fitoren. Është e njëjta ndjesi si sezonin e kaluar. Duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Interit, Simone Inzagi.