BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Sport

Surpriza/ Reali i Madridit kërkon Armando Brojën, e nxit situata te Çelsi

Surpriza/ Reali i Madridit kërkon Armando Brojën, e nxit situata te

Lojtarët e Kombëtares, në shumicën e tyre, e kanë bërë zgjedhjen për sezonin e ri. Një pjesë kanë bërë transferime të bujshme, sikurse është rasti i Kristjan Asllanit që u bashkua me Interin, por ka edhe të tjerë që ishin të detyruar të pranonin një nga ofertat sikurse ndodhi me Strakoshën që zgjodhi Brentford, apo Manajn që kali në Champiohsip në Angli me Uotford. I vetmi lojtar nga të rinjtë e përfaqësueses që ende nuk ka marrë një vendim është Armando Broja, i cili pret ose të marrë konfirmim nga trajneri Tuhel se do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Çelsit, ose të huazohet në një klub të Premier League (ku Uest Hemi është më kërkuesi), ose të pranojë të shitet në një kampionat tjetër e në një klub tjetër. Pra opsionet janë të hapura, por mediat spanjolle dje kanë surprizuar me lajmin e madh. Në fakt, pranohet që Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit, teksa shumë skuadra janë të gatshme ta bëjnë për vete sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Së fundmi prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja. Një lajm i bujshëm që vjen nga Spanja ku sulmuesi 20-vjeçar është në “radarët” e një ndër klubet më të mëdha në botë. Së bashku me të si objektiva të merkatos janë edhe Okafor, Ruter, Sesko, Burkardi, Simiç, Brobi dhe Kalajxhiç. Pas eksperiencës si i huazuar te Sauthemptoni, Broja është rikthyer te Çelsi dhe e ardhmja e tij është ende në dyshim të madh.

Qëndrimi i gazetës spanjolle dhe problemi me Çelsin

Nëse lajmi do të kishte dalë nga Shqipëria nuk do të kishte shkaktuar bujë, por kur e fut në shkrim një gazetë e njohur spanjolle dhe e afërt me Realin e Madridit, atëherë ajo merr vlerë. Prandaj dhe lajmi i kalimit të Brojës tek Reali, si mundësi, është me të vërtetë befasues dhe emocionues, paçka se një kalim i tillë është i vështirë të realizohet. “Reali i Madridit është i interesuar për një lojtar shqiptar”. Iberikja “AS” shkruan se në fokusin e kampionëve të Spanjës dhe Europës ka përfunduar Armando Broja, i cili akoma e ka të paqartë të ardhmen me Çelsi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte shumë afër Uest Hem, por “Çekiçët” nuk arritën një marrëveshje me Çelsi dhe investuan rreth 42 milionë euro për sulmuesin italian Xhianluka Skamaka. Reali do të blejë një sulmues nëse largohen emra si Dani Kebajos, Marko Asensio apo Borja Majoral. 20-vjeçari shqiptar është një nga objektivat e klubit të famshëm spanjoll. Te Reali vlerësojnë shumë talentin dhe progresin e Brojës në vitet e fundit. Për momentin nuk ka kontakte mes palëve. Drejtuesit e Realit janë fokusuar te merkato në dalje, dhe më pas mund të nisin ofensivën për afrimin e lojtarit të talentuar të kombëtares kuqezi. Tek Reali i Madridit ka shumë rivalitet dhe një rivalitet i tillë mund ta dëmtojë Brojën, sepse do të mbetej në stol, por fakti që e kërkon Reali, tregon shumë për kalibrin e Brojës, pasi është nga të paktët lojtarë shqiptarë, ndoshta i vetmi në historinë e futbollit tonë, që kërkohet nga Reali i Madridit.