BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Sport

Surprizë e madhe në tenis, Xhokoviç mposhtet nga gjermani Zverev, serbit i mbetet të rivalizojë për medalje bronzi

Surprizë e madhe në tenis, Xhokoviç mposhtet nga gjermani

Një eliminim i pazakontë dhe dalje jashtë garës për medaljen e artë në Tokio-2020 për një prej tenistëve më të mirë të historisë. Kështu, në moshën 34-vjeçare tenisti nga Serbia, Novak Xhokoviç, kishte më shumë gjasa tentativën e tij të fundit drejt një medaljeje të artë, në një Olimpiadë, por numri 1 i botës u shpërfytyrua keqas në duelin me gjermanin Aleksander Zverev, duke pësuar një ndër humbjet më të dhimbshme në karrierë. Serbi zbarkoi në Japoni me idenë fikse për të ngadhënjyer në Lojërat e 32-ta Olimpike, për të vijuar në këtë mënyrë edhe ecurinë e tij madhështore të vitit 2021, ku tenisti që kryeson klasifikimin e përgjithshëm botëror siguroi me radhë titujt në Australian Open, Roland Garros dhe Uimbledon. Deri tani tenisti i mirënjohur ballkanas krenohej thjesht me medaljen e bronztë që kishte fituar në Olimpiadën e Pekinit, në vitin 2008. Xhokoviç u paraqit i qetë në fushën qendrore, pas plot 22 fitoreve rresht. Për herë të fundit ai ishte mundur në tre sete në “Qytetin e Përjetshëm”, në Mastersin e Romës, në duelin final me “mbretin e fushave me dhe” Rafael Nadal. Që nga mesi i muajit maj në dy muaj e gjysmë praktikisht ai triumfoi radhazi në Beograd, Roland Garros dhe Ëimbledon, duke mbërritur pra deri në fazën gjysmëfinale të turneut Olimpik, në Lojërat e Tokios. Setin e parë e fitoi sa hap e mbyll sytë me shifrat 6-1. Në setin pasardhës ndodhi çudia. Këtë herë “raketa e katërt” e kësaj olimpiade mblodhi veten dhe përmirësoi lojën, duke shkatërruar në çdo aspekt numrin 1 të tenisit planetar. Nga disavantazhi 2-3 Aleksander Zverev mori 10 nga 11 game-t në vazhdim, për të fituar krejt takimin me rezultatin 1-6, 6-3, 6-1, në diçka më tepër se dy orë lojë. Në finalen e madhe të Olimpiadës së 32 Sascha do të masë forcat me rusin Karen Khachanov. Numri 25 i botës, që në Tokio mbante numrin 12 të turneut përmbysi parashikimet, duke mposhtur spanjollin Pablo Carreno Busta. Tenisti asturian që pozicionohet i 11 në renditjen botërore mbante në Tokio numrin 6 dhe 30-vjeçari nga Gijoni kryesonte 3-2 bilancin mes tyre, gjithsesi 25-vjeçari moskovit nuk u thye asnjëherë me break dhe ia doli për të fituar gjithë ndeshjen me shifrat identike 6-3, 6-3. Në këtë mënyrë në finalen e vogël, për vendin e tretë dhe të katërt, që vlen pra medaljen e bronztë, Novak Xhokoviç do të përballet pikërisht me tenistin iberik, Pablo Carreno Busta. Pra, Xhokoviç do të luftojë tani për një medalje bronzi, edhe pse cilësohej favorit në start për medaljen e artë. Olimpiada i krijon befasi të tilla dhe për serbin kjo ishte e pakëndshme.