Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Sport

Surprizë/ Ivan Balliu drejt Valencias, Manaj vendos të qëndrojë në kampionatin spanjoll

Surprizë/ Ivan Balliu drejt Valencias, Manaj vendos të

Lojtarët e Kombëtares kuqezi në Spanjë po përpiqen të gjejnë vetveten, duke shfrytëzuar ofertat e ardhura në treg dhe duke bërë llogaritë e një lëvizjeje të mundshme. Dy janë për momentin që kanë marrë vëmendjen e madhe, mbrojtësi Ivan Balliu që kërkohet haptazi nga Valencia dhe me shumë gjasë ai do të kalojë tek ekipi i madh spanjoll, si dhe sulmuesi Rei Manaj, që i pakënaqur nga prania në Barcelonën B, kërkon të lëvizë në treg, duke zgjedhur një tjetër skuadër, por që të jetë brenda kampionatit spanjoll. Kështu, në lidhje me mbrojtësin Ivan Balliu, mësohet se Valencia është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e shqiptarit. Mbrojtësi i djathtë aktivizohet prej një sezoni te Almeria, ku ka treguar një nivel mjaft të lartë dhe ka rënë në radarët e një prej klubeve më të mëdha të La Ligas. Havi Garsia, trajneri i ri i Valencias nuk është i bindur nga Korreia dhe Piçini dhe ka kërkuar transferimin e 28-vjeçarit shqiptar, i cili është prodhim i akademisë së Barcelonës. Klubet vazhdojnë negociatat mes tyre, teksa Almeria po bën maksimumin për ta mbajtur Balliun, megjithëse pritet të jetë shumë e vështirë. Në rast se ky operacion mbyllet me sukses, ish-mbrojtësi i kombëtares do të arrinte të hidhte një hap të madh në karrierë. Ai në moshën 12-vjeçare iu bashkua Barcelonës dhe pas nëntë sezonesh do të largohej në vitin 2013, për të kaluar në Portugali te Arouka. Pas një eksperience dyvjeçare në klubin luzitan, Balliu u transferua në Francë te Metz, ku qëndroi plot katër sezone. Në verën e shkuar Balliu iu bashkua Almerias, ku arriti të zhvillojë një sezon shumë të mirë dhe të jetë një nga shtyllat e ekipit spanjoll.

Manaj largohet nga Barça B, por do të mbetet në Spanjë

Nuk është vetëm Balliu që ka një shans të shkojë në një klub më të madh spanjoll, por një gjë të tillë po e kërkon edhe sulmuesi Rei Manaj, i cili mësohet se po përgatit largimin e tij nga Barcelona. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pas 6 muajsh në radhët e Barcelonës kërkon të ndërrojë ambient pasi synon të luajë në nivele më të larta dhe jo në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll. Fillimisht u përfol për interesimin e dy klubeve të Serie A që kërkonin shërbimet e kuqeziut Veronës dhe Udinezes, por nëse Hellas e hodhi vëmendjen nga një tjetër futbollist shqiptar talenti shqiptar Andi Zeqiri që luan në Zvicër, Udineze nuk shfaqi interes konkret për Manajn. Së fundmi në skenë për të marrë futbollistet e sulmuesit lushnjar ka dalë klubi i sapongjitur në Segunda Divizion, kategorinë e dytë të futbollit në Spanjë CD Kastellon. Barcelona e bleu Manajn nga Albacete për 700 mijë euro ndërsa nga shitja e tij te Kastellon kërkon të arkëtojë rreth 1 milion euro.

Kumbulla në “radarët” e Seviljes”, shtohet vlera e shqiptarit

Mbrojtësi Marash Kumbulla është ende te Verona dhe thashethemet për të ardhmen e tij vazhdojnë të jehojnë. Interi e Lacio ishin përballë njëri-tjetrit për shërbimet e Kumbullës prej javësh, teksa ditët e fundit zikaltrit kanë dalë nga gara sepse i duhet të shesin përpara se të blejnë. Kështu, fillimisht mbeti vetëm Lacio në negociata, por tashmë raportohet se një tjetër ekip prestigjioz ka hyrë në garë për djaloshin nga Malësia e Madhe. Sipas “Estadiodeportivo”, Sevija ka nisur kontaktet e para për të ditur kushtet e Veronës për Kumbullën, nga i cili shpresojnë të nxjerrin thuajse 30 milionë euro. Sevilja është në prag të shitjes së Diego Karlos dhe drejtori sportiv Monçi, e konsideron 20-vjeçarin e kombëtares sonë si zëvendësuesin ideal të brazilianit. Ky i fundit kërkohet nga disa klube të Premier Ligës dhe Sevilja pretendon ta shesë për një shumë më të madhe se 60 milionë euro. Gjithçka mund të ndodhë në ditët dhe javët në vijim. Interi dhe Lacio në Itali janë më pranë Kumbullës, por nuk përjashtohet një opsion edhe jashtë Italisë, qofshin këto nga Premier League angleze apo dhe La Liga spanjolle.