BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Surprizë, Mario Mandzukiç tërhiqet nga Kombëtarja e Kroacisë

Surprizë, Mario Mandzukiç tërhiqet nga Kombëtarja e

Kroacia shkëlqeu në Botërorin e Rusisë, duke arritur derti në finale ku u mund nga Franca 4-2. Ishte një performancë e pazakontë e vendit të vogël ballkanik, që mori vlerësime nga e gjithë bota. Por tani vijnë dhe lajmet e bujshme, sepse një nga lojtarët kryesorë të skuadrës kroate dhe që kishte mjaft peshë në grupin e trajnerit Daliç, Mario Mandzukiç, ka marrë një vendim shokues për karrierën e tij në kombëtaren kroate. Ai ka vendosur të tërhiqet nga ekipi i tij përfaqësues, për t’u hapur rrugën të rinjve. Lajmin e ka dhënë vetë Mandzukiç, që nëpërmjet një letre të gjatë në Instagram, ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi. 32-vjeçari luan që prej 2007-ës me Kroacinë dhe në 89 takime, ka shënuar 33 gola, ndërsa vendimi për t’u larguar vjen pasi u shpall nënkampion bote në “Rusi 2018”. “Të dashur tifozë. Unë jam mësuar të flas në fushë, ndaj formulimi i këtyre fjalëve është shumë i vështirë për mua. Më i vështirë sesa të ndal një kundërshtar, apo të luaj për 120 minuta. Më e vështirë sepse e di sesa lumturi më sjellin ët gjitha takimet, ndeshjet dhe fitoret. Më e vështirë sepse e di sesa emocionuese është të dëgjosh himnin tonë para çdo ndeshjeje. Më e vështirë sepse e di sa çfarë nderi është të veshësh fanellën e vendit tënd dhe ta përfaqësosh atë. Më e vështirë, sepse e di që ky është me të vërtetë fundi. Megjithatë, e di se është koha e duhur për këto fjalë. Teksa argjendi më mbush me energji të re, ishte më e lehtë për mua të merrja këtë vendim të pamundur. Kemi jetuar ëndrrat tona, kemi ndier dashurinë e pabesueshme të tifozëve dhe kemi prekur një sukses historik. Ky muaj, si dhe mbërritja në Zagreb, Slavonski Brod dhe në të gjithë Kroacinë, do të mbetet kujtesa më e rëndësishme e karrierës sime”, thekson Mandzukiç në letrën e tij. Më pas ai përmend emocionet e Botërorit, sukseset dhe se ndihej krenar për atë që kishte arritur me skuadrën kombëtare të Kroacisë. “Ishte udhëtimi më i mirë me ekipin dhe kthimi më i mirë në shtëpi. Jam shumë i lumtur, krenar për argjendin, për të cilin kemi vuajtur për vite, me shumë përpjekje, lodhje, zhgënjim dhe momente të rënda. Nuk është momenti ideal për t’u tërhequr. Nëse do të mundesha, besoj e do të luaja për Kroacinë deri sa të isha gjallë, sepse nuk ka nder më të madh. Por mendoj se momenti im për t’u tërhequr është tani. Kam dhënë më të mirën time, për të dhënë kontributin në suksesin më të madh të futbollit kroat. 14 vjet më parë, për herë të parë, si djalë i ri , isha veshur me një uniformë të shenjtë. Që atëherë unë kam takuar, luajtur dhe punuar me shumë shokë, trajnerë dhe njerëz të tjerë. Ne të gjithë kemi të njëjtin qëllim: të japim gjithçka për suksesin e Kroacisë. Në fund Mandzukiç kujton tifozët, të cilët i falënderon pa masë dhe u kujton se tani e tutje do të jetë një prej tyre, si tifozë më i zjarrtë i kombëtares kroate. “Falënderoj të gjithë, sepse të gjithë kanë lënë një shenjë në karrierën time. Përgjatë rrugës me mua, ata gjithmonë kanë qenë të gjithë miqtë më të mirë dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre të madhe. Në fund një falënderim për tifozët. Asnjë prej nesh nuk është i përsosur. Kam gabuar gola, kam humbur topin apo nuk kam kuptuar… Por gjithnjë kam dhënë gjithçka dhe kam lënë zemrën time në fushë. Faleminderit që tregoni mirënjohje dhe jeni afër meje dhe ekipit. Prej sot, unë do të jem me ju, – midis tifozëve më të rëndësishëm kroatë”, përfundoi Mandzukiç. /Adriatik BALLA