BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Surprizë në Katalonjë, talenti 19-vjeçar shqiptar lidh kontratë me Barcelonën

Surprizë në Katalonjë, talenti 19-vjeçar shqiptar lidh

Ndodh rrallë që një shqiptar të ndodhet në zyrat e një klubi të madh europian për të firmosur një kontratë profesioniste, apo që të ketë dalë nga akademitë e këtyre klubeve dhe të nënshkruajë me skuadrën e parë. Pas Ivan Balliut, i cili ka dalë nga akademia “La Masia” e Barcelonës, e që tani gjendet i huazuar në Francë, në ligën e dytë të këtij vendi, me Metzin, një tjetër shqiptar del nga Barcelona. Në fakt ai ka lindur në Finlandë nga prindër me origjinë nga Kosova dhe ka nisur rrugëtimin në futboll që i vogël. Barcelona e pikasi atë dhe e mori në akademinë e saj, e tani djaloshi 19 vjeçar shqiptar rinovon kontratën e qëndrimit me klubin blaugrana, duke qenë shqiptari i parë që firmos në klub një kontratë për dy vjet dhe ka shanse madje të kalojë në radhët e skuadrës së parë, gjë që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për Labinot Kabashin, 19-vjeçarin me origjinë shqiptare nga Kosova, djaloshi që dje nënshkroi një kontratë rinovimi me klubin e madh katalanas e një prej klubeve më të famshme në botë. Zyrat e Barcelonës kanë qenë aktive ditën e djeshme, duke qenë se paraditen e djeshme rinovoi trajneri Ernesto Valverde, ndërkohë që pak minuta më pas i erdhi radha një tjetër rinovimi. Këtë radhë bëhet fjalë për një rinovim që është jo pak i bujshëm në Shqipëri dhe jo vetëm. “Sulmuesi shqiptar, Labinot Kabashi, ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën dhe do të jetë pjesë e blaugranave deri në verën e vitit 2021 dhe kryesia e Barcelonës e sheh si një sulmues me shumë të ardhme. Këtë e fakton edhe vetë klauzola e lartë që klubi i ka vënë sulmuesit”, shkruajnë mediat spanjolle, duke dhënë detaje rreth djaloshit që rinovoi kontratën dhe konsiderohet që tani “mister-40milionë euroshi”.

Aktualisht, ai luan me skuadrën e të rinjve të Barcelonës dhe një klub që kërkon shërbimet e tij, duhet të paguajë një klauzolë që arrin në 40 milionë euro. Por, në kontratën e Kabashit ka edhe një pikë tjetër. Në momentin që ai do të bëhet pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës, klauzola ndryshon automatikisht dhe nga 40 milionë euro do të arrijë në 100 milionë euro, afërsisht aq sa e ka edhe sulmuesi më i komentuar i momentit Mauro Ikardi (110 milionë). Kabashi i cilin pas pak ditësh mbush 19 vjeç, ka zgjedhur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, megjithëse ka edhe nënshtetësi finlandeze. Ai ishte pjesë e Kosovës në eliminatoret e Botërorit të kaluar megjithëse vetëm 16 vjeç. Djaloshi e ka bërë zgjedhjen e tij, ai luan për përfaqësuesen e Kosovës dhe kjo ka qenë një zgjedhje zemre për të. Në fakt, për djaloshin e talentuar të Barcelonës nuk konstatohet të ketë pasur interesim nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila duhej ta kishte pikasur më herët lojtarin dhe ta angazhonte atë me skuadrat kombëtare të moshave. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe talenti shqiptar i lindur në Finlandë, tani është pjesë e Kosovës. Natyrisht, ai mund të kishte zgjedhur edhe Finlandën, por zgjedhja e Kosovës ka domethënie për të. Fundja edhe Kosova është një përfaqësuese shqiptare, kështu që për djaloshin e talentuar të Barcelonës është diçka pozitive. Atij i duhet shumë punë të tregojë vlerat e tij me skuadrën përfaqësuese të Kosovës sepse konkurrenca është shumë e madhe dhe në gjirin e skuadrës kosovare ka një numër të madh të rinjsh që janë rreth të 20-ave që konsiderohen supertalente dhe i japin përfaqësueses tjetër shqiptare në Ballkan, fizionominë e një ekipi me mjaft të ardhme, që mund të lakojë jo vetëm kualifikimin në Europian, por edhe në Botëror. Kabashi ka nënshkruar kështu rinovimin dhe pret mundësinë të luajë qoftë pak minuta në ekipin e parë në ndonjë aktivitet të dorës së dytë që mund të jenë turnetë apo ndeshjet e kampionatit pa ndonjë peshë specifike.

Adriatik BALLA