Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Surprizë në short, nëse kalon Debrecenin, Kukësin e pret Roma

Postuar: 20/06/2019 - 07:29

Kukësi do të luajë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës me skuadrën hungareze të Debrecenit, në atë që cilësohet duel shumë i vështirë për verilindorët shqiptarë, sepse Debreceni është skuadër e njohur hungareze, me eksperiencë në rangun ndërkombëtar dhe me staturë në kompeticionet e UEFA-s. Natyrisht, ambiciet e skuadrës së Kukësit janë për kualifikim, por shorti në tërësi për fituesit e Kupës së Shqipërisë nuk ka qenë i lehtë, përkundrazi, është një short i vështirë. Por akoma më i vështirë duket raundi i dytë, gjithmonë nëse Kukësi kalon Debrecenin. Shorti ka rezervuar një skuadër si Roma, prandaj Kukësi duhet të mobilizohet për këtë aventurë të fuqishme në Ligën e Europës. janë vetë mediat italiane që e cilësojnë me fat Kukësin që do të përballet me një skuadër të nivelit të lartë nëse kalon Debrecenin. “Përballje luksi për Kukësin në rast se arrin të eliminojë hungarezët e Debrecen”, shkruajnë mediumet sportive online, si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali. Në shortin e hedhur e turit të dytë të Europa League të hedhur sot në Nyon të Zvicrës goglat i kanë vendosur verilindorët përballë Romës, një prej skuadrave më të mëdha që marrin pjesë në këtë raund. Megjithatë për të sfiduar Romën duhet që më parë Kukësi të eliminojë hungarezët e Debrecen, ndërkohë që ekziston edhe një tjetër hipotezë që rivali i verilindorëve në turin e dytë të Europa League të jetë Torino, pasi nëse UEFA përjashton Milanin nga kompeticionet europiane për këtë sezon, vendin e kuqezinjve në grupet e Europa League do ta marrë Roma, ndërkohë që Torino do të zëvendësojë verdhekuqtë në turin e dytë kualifikues. Short i vështirë edhe për Teutën në rast se eliminon letonezët e Ventspils do të sfidojë në raundin e dytë fituesen e çiftit mes kroatëve të Hajduk Split dhe maltezëve të Gziras. Për Laçin nëse ndodh mrekullia dhe eliminon izraelitët e Hapoel Beer Sheva do të përballet në turin e dytë me fituesin e çiftit Shiroki Brijeg e Bosnje Hercegovinës ndaj Kairat Almaty të Kazakistanit. Duke u kthyer tek Kukësi, njoftohet nga kampi verilindor se klubi është i pakënaqur me bashkinë rreth punimeve në stadiumin e Kukësit, ndërkohë që vetë skuadra verilindore që fitoi Kupën e Shqipërisë, ende nuk e ka bërë festën e saj, një festë të cilës i duhen krijuar kushtet. Kështu, Kukësi njoftoi pak ditë më parë se do të organizohet një festë në qytetin verilindor për të ngritur lart Kupën e Shqipërisë, trofe të cilin klubi e fitoi pak javë më parë ndaj Tiranës. Mesa duket, kjo festë është anuluar për shkak se Bashkia e Kukësit ka vendosur të mos japë leje për festën në qytet por vetëm në stadium, gjë e cila nuk është pranuar nga klubi verilindor. “Festa, “Kupa rikthehet në Kukës”, mund të mos bëhet për shkak se bashkia nuk ka dhënë leje për zhvillimin e saj në sheshin “Skënderbej”, apo dhe në shëtitoren e qytetit, duke e spostuar festën në stadium , ku ne mendojmë se nuk janë kushtet e duhura dhe se qytetarët privohen. Klubi kishte kërkuar leje në bashki dhe ka bërë gjithë njoftimet në institucionet që kanë përgjegjësi për të siguruar këtë aktivitet , por përgjigja e bashkisë ka qenë absurde duke u hequr mundësinë e festimit të një trofeu në Kukës, tifozerisë dhe banorëve të Kukësit. Në festë ishin ftuar këngëtarë e artistë të njohur nga Kosova, Kukësi e Tirana, duke mos i dhënë asnjë nuancë politike kësaj feste sportive. Ky refuzim për të festuar është në vazhdën e pengesave që ka sjellë institucioni i bashkisë për FK Kukësin ,duke nisur me mos shlyerjen e detyrimeve që janë miratuar më vendim këshilli, dhe më e fundit pengesat që po ngre bashkia për të mosndërtuar stadiumin e ri, stadium që do bëhet do a po s’do bashkia. FK Kukësi do ecë përpara për kënaqësinë e kuksianëve, dhe stadiumi do jetë ndër më të mirët në vend”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 09:16

Stadiumi i ri Kombëtar duket se është gati për ndeshjen me Francën, pasi tashmë i është vendosur

Postuar: 15/11/2019 - 07:21

Vite më parë ai ishte një nga sulmuesit më të shpejtë e më të mirë në qarkullim.

Postuar: 15/11/2019 - 07:19

Në një rrëfim emocionues për “Corriere dello Sport”, gardiani kuqezi Tomas Strakosha

Postuar: 15/11/2019 - 07:18

Andorrra ul me këmbë në tokë Shqipërinë, duke barazuar me shifrat 2-2 në “Elbasan Arena&rdq

Postuar: 14/11/2019 - 23:33

Shqipëria zhgënjen ndaj Andorrës duke barazuar me rezultatin 2-2, në ndeshjen e zhvilluar sonte n

Postuar: 14/11/2019 - 22:52

Këtë të enjte pritëm një fitore të madhe nga Kosova, e cila iu afrua më shumë se kurrë kualifikim