BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Sport

Surprizë nga Spanja, “Cadena Ser”: Mesi ikën nga Barcelona në vitin 2021

Surprizë nga Spanja, “Cadena Ser”: Mesi ikën nga Barcelona

Lionel Mesi mund të largohet nga Barcelona në qershor të vitit 2021, pasi i mbaron kontrata dhe ai ka refuzuar të rinovojë me klubin blaugrana. Kjo ishte kryefjala e medieve sportive ditën e djeshme, ku fokusi lidhej me heshtjen e argjentinasit rreth këtij lajmi, gjë që e shton më tej dozën e dyshimit të qëndrimit të tij të mëtejshëm në “Kamp Nou”. Kështu, gazeta spanjolle “Cadena Ser” raporton se kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi, dëshiron të largohet në fund të kontratës së tij aktuale.  Negociatat dukej se po shkonin mirë, sipas bisedave të para mes babait të futbollistit dhe presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Por argjentinasi po planifikon të largohet nga klubi katalanas sapo t’i përfundojë kontrata aktuale, në qershor të vitit 2021. Mesi e kishte opsionin për t’u larguar nga Barcelonës edhe më 10 qershor të këtij viti, thjesht duke zgjedhur ta bëjë këtë. Megjithatë, ai vendosi të mos e shfrytëzojë këtë klauzolë në kontratën e tij, të cilën e nënshkroi në nëntor të vitit 2018 dhe që është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021. Sipas “Cadena Ser”, Mesi është i lodhur nga të gjitha problemet që e rrethojnë klubin, lajmet e dala nga brenda klubit, atmosfera e “çuditshme” në zhveshtore dhe, mbi të gjitha, faktin që disa drejtorë në klub e fajësojnë atë për gjithçka që shkon keq në “Camp Nou”. Mesi ia ka treguar rrethit të tij të afërt për këtë pakënaqësi, duke u ankuar se ai nuk dëshiron të marrë përgjegjësi për asgjë më shumë sesa paraqitjet e veta në fushën e lojës. Ai madje i ka ndarë planet e tij për të ardhmen me disa lojtarë kyç të Barcelonës. Mesi fillimisht ishte menduar se do të qëndronte edhe më tutje në Barcelonë, por tani ai raportohet se e ka ndryshuar mendjen. Ai e ka shprehur bindjen e tij se Barcelona s’mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me këtë skuadër që e ka dhe tani që Real Madridi po shkon drejt titullit të kampionit, Mesi po fillon ta shohë fundin e karrierës së tij në Barcelonë. Ndërkohë, La Ligës po i vjen fundi dhe Mesi e ka kuptuar që Barcelona e ka të vështirë të fitojë titullin përballë një Reali shumë të motivuar, më parë në klasifikim dhe me një kalendar më të thjeshtë përpara. Kanë mbetur edhe pesë takimi për t’i dhënë fund sezonit 2019/20, që do të mbahet mend gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Menjëherë pas rinisjes së sezonit që ishte ndërprerë për shkak të COVID-19, Barcelona ishte liderë, por ka humbur kreun dhe Reali tashmë ka shkuar në 4 pikë diferencë me ekipin e Setien. Pas fitores së vështirë mbrëmë në Di Stefano kundër Getafes, 1-0, Reali ka shkuar në kuotën e 74 pikëve, katër më shumë se Barcelona kur kanë mbetur edhe 5 “finale” deri në fund të sezonit të zgjatur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndeshjet e radhës, si Reali ashtu edhe Barça i zhvillojnë të dielën. Reali luan në udhëtim te Athletik Bilbao, kurse Barcelona viziton Vilarealin. Pas këtyre ndeshjeve, Barcelona pret në “Camp Nou” Espanjolin, kurse Reali Alaveshin. Më pas Barça i shkon Valadolidit, kurse Reali Granadës. Pastaj sërish do të luajnë në shtëpi, Barça kundër Osasunës, kurse Real Madridi kundër Vilarealit. Në javën e fundit, katalanasit e mbyllin kundër Alavesh, kurse Real Madridi kundër Leganesh.