Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Surprizë nga Tierri Henri, merr drejtimin e Montreal në MLS amerikane

Postuar: 15/11/2019 - 07:21

Vite më parë ai ishte një nga sulmuesit më të shpejtë e më të mirë në qarkullim. Realizoi një karrierë të spikatur me Arsenalin dhe Barcelonën, por edhe me Kombëtaren e Francës, duke qenë një nga futbollistët më të mirë të dekadës së mëparshme. Natyrisht, herri ishte mjaft i shpejtë dhe gëzonte popullaritet të madh. Tani ai ka nisur karrierën e trajnerit dhe pavarësisht se në hapat e parë nuk ka pasur shumë sukses me ekipet që ka drejtuar, duke se ai po tenton të shkruajë histori edhe si teknik, por këtë herë larg Europës, duke zgjedhur të drejtojë një skuadër matanë oqeanit e konkretisht në Major League Soccer, pra kampionatin elitar amerikan, por në fakt me një skuadër kanadeze frengjishtfolëse. Diçka specifike por edhe intriguese për ish-sulmuesin francez. Kështu, referuar medieve sportive europiane, Tierri Henri, për befasinë e të gjithëve, është emëruar trajneri i ri i skuadrës së MLS, Montreal Impakt. Francezi ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me mundësinë e zgjatjes për një vit tjetër. Kjo është puna e parë menaxheriale e 42-vjeçarit që kur u shkarkua nga Monako, në janar, pas vetëm tre muajsh në krye të klubit të Principatës, ku ai arriti vetëm pesë fitore në 20 ndeshje. Legjenda e Arsenalit, Henri, e njeh mirë MLS, pasi e mbylli karrierën e tij pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhët e Nju Jork Red Bulls. “Është nder i madh të bëhesh trajner i Montreal Impakt dhe të kthehesh në MLS,” tha Henri pas emërimit të tij. “Është një ligë që unë e njoh mirë, pasi kam kaluar një periudhë të karrierës sime këtu. Të jesh në Kuebek, në një qytet me një trashëgimi të madhe multikulturore, është diçka e jashtëzakonshme. Unë gjithmonë e kam pasur në kokë këtë klub dhe tani jam këtu”, theksoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës. Henri zëvendëson Vilmer Kabrera, i cili u largua nga Impakt muajin e kaluar, pasi klubi vendosi të mos i rinovonte kontratën. Montreali e përfundoi i nënti sezonin e rregullt në Konferencën e Lindjes në MLS. Ka disa fytyra të njohura te Montreal për Henri, ish-shoku i tij në përfaqësuesen e Francës, Bakari Sanja, dhe Bojan Krkiç, me të cilën ka luajtur te Barcelona. Henri do të paraqitet para medieve të hënën dhe do t’i marrë zyrtarisht frenat e skuadrës në mes të janarit, kur nisin përgatitjet për sezonin e ri në MLS. Mbetet të shihet nëse do të ketë sukses me skuadrën e MLS-së, por pritshmëritë janë të mëdha. Në fakt, kampionati amerikan ende nuk e ka nivelin që kanë klubet dhe futbolli europian në tërësi, por ai ka nisur të rivalizojë me pagesat e sidomos me blerjet e lojtarëve yje që janë në prag “pensioni”, sikurse ndodhi me Zlatan Ibrahimoviç që u bë pjesë e Los Abnxheles Galaksi e që tani do të kthehet sërish në Europë. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fituar kështu derbin e qytetit me “Sitiziens”, një fitore morali për Solskjaer

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d