BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Sport

Surprizë tek legjionarët, Milani dhe Juventusi garë për mesfushorin Nedim Bajrami

Surprizë tek legjionarët, Milani dhe Juventusi garë për

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre. Jo të gjithë, por një pjesë janë paraqitur vërtet mirë dhe kanë marrë lëvdata në shtypin sportiv europian, sikurse është rasti i Brojës, Kumbullës, Gjasulës apo dhe Bajramit. Madje për këtë të fundit mësohet se janë futur në garë dy prej emrave të mëdhenj të futbollit italian, sikurse janë Juventusi dhe Milani dhe këtë lajm e konfirmojnë media serioze sportive në Itali. Padyshim që ky është një lajm i madh për mesfushorin e përfaqësueses kuqezi, i cili tek Empoli ka bërë një punë të shkëlqyer dhe madje konsiderohet si një prej më të mirëve në rolin e tij në Serie A të Italisë. Natyrisht që një transferim i tillë në janar duket i vështirë, pasi klubet bëjnë hapa të kujdesshëm, por nuk përjashtohet si mundësi edhe të ndodhë, pasi të dy klubet po kërkojnë lojtar të këtij pozicioni (organizator dhe fantazist).

Merkato mes Milanit dhe Juventusit

Janë vetë mediat italiane që i kanë bërë jehonë lajmit për mesfushorin kuqezi, që tani konsiderohet i pjekur për të luajtur me një klub të madh dhe që i ka cilësitë teknike e organizative për të qenë në top-lojtarët më të mirë. Futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka dhënë 3 asiste në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon në Serinë A me Empolin, duke u kthyer shpejt në një nga lojtarët e rinj më interesant. Prej ditësh përflitet për negociatat me Sasuolon që është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa është raportuar se edhe Juventusi po monitoronte futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Pra janë statistikat ato që i kanë vënë në lëvizje klubet e Milanit dhe të Juventusit e jo emri i futbollistit. Parë në këtë kuadër, Bajramit i ka mjaftuar një gjysmë sezoni me Empolin për të treguar se është një mesfushor i kalibrit të lartë.

Qëndrimi i “Tuttosport”

Ditën e djeshme, e përditshmja e njohur italiane, “Tuttosport”, shkruante ndër të tjera se mes klubeve që po monitorojnë lojtarin, tani bën pjesë edhe Milani, ndaj të cilit ai shënoi një nga golat në elitën e futbollit italian në këtë sezon. Kuqezinjtë janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj premtues dhe duket se edhe Maldini po sheh më vëmendje Bajramin. Nuk ka ende një lëvizje konkrete, si ajo e Sasuolos, por rritja e numrit të pretendentëve për lojtarin, e sidomos me emra si Juventus e Milan, tregon qartësisht vlerat që ka fantazisti i përfaqësueses shqiptare.

Kombëtarja

Ka qenë trajneri Edi Reja ai që ka insistuar në FSHF që Bajramit t’i bëhen letrat sa më parë, pasi i duhej për planet e tij në krye të Kombëtares kuqezi. djaloshi mori pasaportën dhe u vu menjëherë në shërbim të trajnerit dhe i mjaftuan dy ndeshjet e para të tregonte se është lojtar që i duhet formacionit kuqezi dhe këtë më së pari e ka kuptuar trajneri Reja që e planifikon titullar ose zëvendësues në pjesë të dytë por dukshëm si në lojtar që bën diferencën. Madje Bajrami ka postuar tani në mesfushë emra që më parë llogariteshin të paprekshëm. Aftësia e tij e madhe është përshtatja e shpejtë me grupin.