BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Surprizojnë mediat greke: FSHF do të largojë Panuçin nga përfaqësuesja e do të sjellë Besnik Hasin

Surprizojnë mediat greke: FSHF do të largojë Panuçin nga

Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë presidenti i saj Armand Duka deklaruan se trajneri italian Kristian Panuçi do të vijojë të qëndrojë në krye të kombëtares kuqezi, duke i dhënë mbështetje për të qëndruar në krye të kuqezinjve në fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian të vitit 2020, Grupi H. Vetë tekniku Panuçi deklaroi dy ditë më p;arë se Duka ishte treguar i zgjuar në zgjedhje dhe se të gjithë po përpiqeshin të gjenin mirëkuptim për të mirën e Kombëtares, ku synimi është kthimi tek rezultatet. Por ndërsa në median tonë këto gjëra janë të qarta, duket se mediat greke kanë gjetur informacione të “nëndheshme” që tregojnë se Panuçi nuk e ka të gjatë dhe do të shkarkohet në janar, për t’i hapur rrugën ardhjes së Besnik Hasit në krye të kuqezinjve. Duket si një skenar “horror” për kushtet ku ndodhet kombëtarja kuqezi dhe sidomos pas deklarimeve të fundit të federatës dhe vetë Dukës, por referuar mediave greke, Hasi po shkëputet nga drejtimi i skuadrës së Al Raed në Arabinë Saudite, kiu ka dështuar të marrë rezultate të suksesshme dhe në dy muajt e parë të vitit 2019 do të krijojë shtratin për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Shqipërisë. Çuditërisht, nuk jepet burimi i informacionit, por logjika e argumentimit lë shteg besimi, duke pasur parasysh që edhe pse Panuçi është konfirmuar, nën zë shprehen se lojtarët nuk e duan më atë dhe Duka është nën presionin e ndryshimit.

Qëndrimi i “Sportime.gr”

Portali në fjalë është një prej më “ngacmuesve” në median sportive greke, në versionin online. Sipas këtij versioni që paraqet media greke, aventura e Besnik Hasit në Arabinë Saudite mund të shkojë shumë shpejt drejt fundit jo edhe aq të lumtur. Trajneri shqiptar nuk po arrin të mbajë Al Raed afër kreut të klasifikimit, siç parashikohej kur ai mori drejtimin dhe vetëm 11 pikë pas 10 ndeshjeve të para janë shumë pak për drejtuesit e klubit. Edhe pse Hasi ka në dispozicion lojtarë të kalibrit të Ferhan Hasanit apo Ismail Bangura, ekip i tij deri tani ka qenë shumë larg pritshmërisë, me vetëm 3 fitore, 2 barazime e 5 humbje. Si rrjedhojë,që tani kanë filluar zërat për një shkarkim pa u mbyllur viti 2018 të teknikut i cili në qershor nënshkroi me Al Raed. Megjithatë, në Greqi nuk e shohin këtë si një lajm edhe aq të keq për Hasin. Mediat greke bëjnë të ditur se Hasi nuk do të vononte të gjente punë, pasi është piketuar nga FSHF si pasardhësi i Kristian Panuçit në stolin e kombëtares shqiptare. “Situata e tij po monitorohet me interes nga Shqipëria, pasi ata e vlerësojnë si emrin e përshtatshëm për të zëvendësuar Kristian Panuçin”, shkruan “Sportime.gr”. Pas një tjetër eksperiencë të mbyllur me dështim, pas atyre te Legia e Olimpiakos, ndoshta përfaqësuesja shqiptare do të ishte alternativa më e mirë e mundshme që do t’i mbetej teknikut i cili nuk ka arritur suksese përtej atyre të siguruar në vitin e tij të parë te Anderleht. E thënë ndryshe, një skenar që Hasi të marrë drejtimin e përfaqësueses kuqezi ekziston, në mos në zyrat e FSHF-së në vetë stafin e Hasit, pasi dihet që atë e shoqërojnë shqiptarët në çdo klub ku shkon.

Karriera

Besnik Hasi ka luajtur me Anderlehtin në Belgjikë, ku ka pasur mjaft sukses. Është aktivizuar si mesfushor dhe si mbrojtës, duke qenë një lojtar i vendosur. Hasi është kosovari i parë që i është ngjitur përfaqësueses kuqezi, ku ka bërë ndeshje të mëdha dhe madje ka realizuar dhe gol. Ai u tërhoq nga Kombëtarja herët, duke lënë gjurmë mjaft pozitive, ku në mendjen e sportdashësve do të mbetet ajo fitore e madhe me Greqinë në shtator të vitit 2004. Para disa vitesh ai hyri në bisedime me FSHF-në dhe ishte gati të merrte drejtimin e skuadrës, por në momentin e fundit u tërhoq, pasi i doli si alternativë drejtimi i Anderlehtit, skuadër me të cilën fitoi kampionatin në Belgjikë dhe shkoi deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Më pas erdhën eksperiencat e dështuara me Legian e Varshavës dhe Olimpiakosin grek, ndërsa së fundmi po drejton Al Raed në Arabinë Saudite, ku mungojnë rezultatet pozitive dhe pritet të largohet. 

Adriatik BALLA