BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Sport

Takim FSHF-qeveri për bastet sportive, ministrja e Arsimit dhe Sportit: Jo sërish katrahurë sallash bixhozi dhe bingoje 

Takim FSHF-qeveri për bastet sportive, ministrja e Arsimit dhe Sportit: Jo

Qeveria shqiptare përjashton kategorikisht rihapjen e basteve sportive. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh në rrjetet sociale pas takimit me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka së bashku me Sekretarin e FSHF-së, Ilir Shulkun dhe presidentët e Tiranës e Bylisit, respektivisht Refik Halili dhe Besnik Kapllanaj, se nuk do të lejohet përsëritja e fenomenit prej mëse 2 dekadash të bizneseve të lojërave të fatit (bixhoz, bingo e baste) të cilat qeveria i konsideron si gangrenë të rrënimit ekonomik dhe social të shoqërisë shqiptare. Megjithatë, Kushi shton se qeveria socialiste po shikon mundësitë e formalizimit të tregut digjital të basteve sportive. “Ne e përjashtojmë kategorikisht përsëritjen e katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si dhe pasojat negative të këtij fenomeni social në familjet shqiptare, por ndërkohë duam të dëgjojmë më shumë për mundësinë e formalizimit të tregut digjital”, bëri me dije ministrja në rrjetet sociale. Më tej, ajo theksoi se ministria që drejton dhe qeveria do të zhvillojnë dëgjesa publike lidhur me zbatimin dhe propozimet e reja për Ligjin e Sponsorizimit në sporte. “Në ditët në vijim do të zhvillojmë dëgjesa edhe me përfaqësues të federatave të tjera sportive dhe grupe interesi”, përfundoi qëndrimin e saj ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
Duka: Qeveria të mos e përjashtojë FSHF nga buxheti i sportit
Pas takimit me ministren Kushi dhe përfaqësues të tjerë të kësja ministrie, presidenti i FSHF-së Armand Duka bëri me dije se tema të bisedimeve mes palëve ishin Ligji i Sponsorizimit, bastet sportive dhe krijimi i një fondi minimal për edukimin sportiv të fëmijëve. Ai i bëri thirrje qeverisë të mos përjashtojë FSHF nga buxheti i përvitshëm i MAS-it. Duka kërkoi që të ngrihen terrene sportive për fëmijët dhe adoleshentët. “Na u premtua nga ministrja se do vazhdojmë takime për këtë ligj për t’i propozuar qeverisë një variant. Ligji i sponsorizimit, bastet sportive dhe një fond minimal për edukimin e fëmijëve, këto janë temat që u zhvilluan sot në takim. Nga buxheti i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nuk ka pse përjashtohet FSHF me idenë se futbolli është i pasur. Duhen kushte dhe terrene sportive për moshat”, u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka për mediat.
Zërat për hapjen e basteve sportive nga Fidell Ylli dhe Armand Duka
Kohët e fundit, kanë qarkulluar thirrje që qeveria shqiptare të lejojë rihapjen e pjesshme ose të plotë të basteve sportive. Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli deklaroi gjatë një mbledhje me MAS-in në 8 prill që të ardhurat e basteve sportive të kontrollohen nga qeveria dhe një pjesë e tyre të shkojnë për sportistët shqiptarë. “Ne duam që këto para t’i kontrollojë qeveria, jo Federata, as KOKSH-i, por vetë qeveria sepse mbledh të ardhura jo vetëm për sportin. Ato para të shkojnë për sportin, për këto kampionë që janë këtu me mua që e kanë nderuar Shqipërinë”, shprehej ish-deputeti socialist. Edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka deklaroi 4 ditë më parë se përderisa bastet sportive po zhvillohen në mënyrë të fshehtë kudo në Shqipëri, atëherë duhet që Parlamenti dhe qeveria t’i lejojë të zhvillohen pa pengesa. “. Bastet sportive ekzistojne në çdo cep të Shqipërisë. Kështu që duhet që bashkë me ligjin sponsorizimeve, t’i bëjmë një kërkesë Parlamentit e Qeverisë që t’i rikthejë”, tha Duka.