Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Sport

“Talenti” i shumëpërfolur belg bën gafën e shekullit para portës, pamjet po shpërndahen me shpejtësi (VIDEO)

“Talenti” i shumëpërfolur belg bën gafën e

Mesfushori Aster Vranckx nuk do të harrojë kurrë ndeshjen e skuadrës së tij Mechelen, kundër Oostendes, të zhvilluar të shtunën në Belgjikë.

Në minutën e 66-të, një rast i artë i del përballë, pas një aksioni konfuz ku një parabolë e një shoku të skuadrës përfundon nga traversa në këmbët e tij, përballë porta e boshatisur nga portieri, tashmë i dorëzuar.

Por te linja fatale e portës ndodh e pabesueshmja, sulmuesi rrëshqet te topi, i cili i drejtohet vijës fundore, me një efekt komik që e ka bërë virale videon në rrjetet sociale.