BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Sport

Talenti shqiptar shërohet nga koronavirusi: Ja si mund ta mposhtni këtë pandemi!

Talenti shqiptar shërohet nga koronavirusi: Ja si mund ta mposhtni

Dy javë më parë, lajmi që Valdrin Mustafa rezultoi pozitiv me koronavirus tronditi të gjithë në Kosovë dhe jo vetëm, pasi ishte futbollisti i parë i kombëtares dardane që prekej nga Covid-19. Por, lajmi i mirë vjen nga Gjermania ku futbollisti është shëruar dhe në tamponin e bërë doli negative.

Ylli i skuadrës gjermane Hannover 96 këtë gjë e ka konfirmuar në një prononcim për Telegrafin. Pas 14 ditëve izolim së bashku me familjen e tij, Mustafa ka thënë se më nuk ka asnjë simptomë të Covid-19 dhe se ka dalë negativ.

“Testin e fundit që e kam bërë sot e kam marrë rezultatin. Falë Zotit ka dalë negativ dhe tani jam mirë. Kam qëndruar për 14 ditë i izoluar në shtëpi së bashku me familjen. Kemi respektuar rregullat dhe tani gjithçka është në rregull. Edhe familjarët që kanë qëndruar me mua në shtëpi kanë bërë testin dhe kanë rezultuar negativ. U bëj thirrje të gjithëve të qëndroni në shtëpi dhe t’i respektoni rregullat, vetëm kështu mposhtet kjo pandemi”, përfundoi Mustafa.