BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke kërkuar azil, është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion, ja si po tenton të kapë Kushtetuesen

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke
x

Sport

Tamponi i doli sërish pozitiv, nuk përmbahet Ronaldo, zbulon çfarë ‘fshihet’ pas COVID-19

Tamponi i doli sërish pozitiv, nuk përmbahet Ronaldo, zbulon

Cristiano Ronaldo është i zemëruar dhe i tërbuar që nuk do të mundë të luajë për Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve këtë mbrëmje, pasi e ka sulmuar testin, PCR, i cili e detekton koronavirusin.

Sulmuesi portugez ka këmbëngulur se ndihet shëndosh e mirë, pavarësisht se testi që iu bë dje tregoi se ai ende e ka virusin.

Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve pikërisht për shkak të Covid-19.

35-vjeçari e mori virusin derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë më 13 tetor dhe, edhe pse vazhdimisht ka qenë pa simptoma, nuk e ka mposhtur atë ende.

Ronaldo e postoi një fotografi të veten në Instagram dhe shkroi: “Ndihem mirë dhe shëndosh”.

Por ai e shtoi një koment përmes të cilit e vuri në dyshim saktësinë e testit të PCR-së i cili përdoret për ta gjurmuar virusin “PCR-ja (tamponi) është një budallallëk”.

Tamponi i doli sërish pozitiv, nuk përmbahet Ronaldo, zbulon