Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Sport

Tare i bën presion Strakoshës me zëvendësin, Uzuni falënderon Lokomotivën e Zagrebit për ngjitjen në karrierë

Tare i bën presion Strakoshës me zëvendësin, Uzuni

Portieri Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha janë dy prej lojtarëve më të spikatur të Kombëtares kuqezi dhe padyshim lojtarë të nivelit shumë të lartë. Të dy titullarë të pazëvendësueshëm në skuadrat e tyre (Lacio dhe SPaL), por për Strakoshën po mendojnë t’i gjejnë një zëvendës që ta vënë nën presion dhe këtë po e ideon një tjetër shqiptar, sikurse është drejtori i Lacios, Igli Tare. Në fakt, Tomas Strakosha këtë sezon është lojtari me më shumë minuta në Serie A dhe kjo jo pa shkak. Lacio këtë sezon nuk ka patur në dispozicion një portier të aftë për të luftuar me Strakoshën dhe Inzagi nuk e ka menduar kurrë të lërë pushim yllin e kombëtares sonë. Sezonin e ardhshëm situata mund të ndryshojë. Portieri i dytë aktual, Silvio Proto do të largohet dhe Tare po shikon për të sjellë një tjetër gardian. “Il Mesaggero” raporton se Sergio Riko është alternativa për të cilën drejtuesit italianë po punojnë. 26-vjeçari këtë sezon është aktivizuar në Ligue 1 me PSG, si i huazuar nga Sevilja. Kjo e fundit nuk e ka në plane spanjollin dhe dëshiron ta shesë. Lacio është në bisedime me Seviljan mbi një marrëveshje të mundshme. Me ardhjen e Rikos, Strakosha do të ketë më shumë konkurrencë dhe pritet që spanjollit t’i besohen ndeshjet e Kupës. Vlera e Rikos në merkato, sipas “Transfermarkt” është tetë milionë euro. Në rast të dështimit të operacionit për Rikon, alternativat e tjera të Lacios janë: Alesio Kranjo, Alberto Paleari dhe Andrea Konsili.

Edhe një shqiptar rivalizon Strakoshën

Një nga objektivat kryesorë të këtij sezoni për Lacion do të jetë të gjejë një zëvendësues për Thomas Strakoshën. Igli Tare ka piketuar shumë emra të rëndësishëm si zëvendësues të gardianit kuqezi, por që tani në mendjen e tij dhe të drejtuesve të klubit ka një ide të qartë se kush do të jetë numri dy në portën e bardhekaltërve pas disa vitesh dhe bëhet fjalë për një tjetër lojtar shqiptar. Sipas mediave italiane, gardiani i të rinjve të Lacios, Marko Alia, shihet nga të gjithë në klub si një talent i cili do të arrijë të lërë gjurmë e të rivalizojë me Strakoshën në të ardhmen për të ruajtur katërkëndorin e Lacios. Po të njëjtat media kanë zbuluar se lojtari do të largohet në këtë verë në formë huazimi drejt Serisë C. Disa klube kanë shfaqur interesim për portierin dhe Lacio është gati ta lërë të largohet, kur të gjejë një skuadër që t’i japë mundësinë që të luajë titullar e të tregojë vlerat e tij. Në këtë mënyrë, Alia do të përfitonte eksperiencën e duhur e kur të kthej te Lacio, do të ishte një rival potencial për Strakoshën. Tanimë mbetet të mësohet se cila skuadër do të jetë ajo që do të sigurojë shërbimet e portierit shqiptar, i cili është bërë pjesë e Shpresave e mund të jetë në të ardhmen titullar i kësaj përfaqësueseje.

Uzuni falendërim Lokomotivës së Zagrebit për ngjitjen në karrierë

Kohë lamtumirash për futbollistët shqiptarë që kanë ndryshuar ekip gjatë kësaj vere dhe një prej tyre është edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka mbyllur kapitullin e tij në Kroaci ku ishte pjesë e Lokomotiva Zagreb, për t’iu bashkuar Ferencvarosh në Hungari. Një lamtumirë e bërë në mënyrën më të mirë, pasi në vitin e tij të dytë, ai arriti të siguronte kualifikimin e parë historik të këtij ekipi në Ligën e Kampioneve, siç kujtoi me një postim në Instagram. “Me këtë postim do të dëshiroja që të falënderoja të gjithë ata në Zagreb që kanë qenë pjesë e udhëtimit tim në dy vitet e fundit. Dua të falënderoj klubin e Lokomotiva Zagreb që më dha besimin dhe mundësinë që të jem pjesë e këtij klubi për dy sezonet e fundit. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, të gjithë stafin teknik, të gjithë drejtuesit dhe një falënderim të madh nga zemra që më ndihmuat të rritem dhe të përgatitem për një tjetër kapitull në karrierën time. Unë jam shumë i lumtur që mbyll këtë vit me një sukses historik për Lokomotivën që arriti kualifikueset e Ligës së Kampioneve dhe gjithashtu finale e Kupës. Jam i lumtur që kam ndihmuar skuadrën me golat dhe asistet e mi. Sa më shumë fat”, ishte urimi dhe falënderimi i Uzunit në postimin e tij.