BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Sport

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i

Trajneri i Luiza Gegës vjen sërish në gazetën “SOT”, me këtë intervistë të radhës, ku tregon disa detaje të shpërblimit të sportistes së tij pas sukseseve të mëdha që ajo korri në garat e rëndësishme ndërkombëtare të muajve të fundit, ndërkohë që bashkë me sportisten ndodhen në Dardhë të Kor?ës duke u stërvitur maksimalisht për garat e Kampionatit Europian që janë për pak ditë. Natyrisht që sportistja dhe trajneri po përgatiten për vend të parë, edhe pse kjo duket shumë e vështirë të realizohet. Jehona e rezultateve të fundit të Luiza Gegës ka marrë përmasë ndërkombëtare dhe këtë e shpreh edhe trajneri Stërmasi i cili ka marë mesazhe të shumta urimi nga federata europiane, sportistë e trajnerë nga mbarë Europa. Kjo sportiste është një xhevahir i atletikës tonë dhe është një krenari e madhe e përfaqësimit të vendit në rang ndërkombëtar. Në fakt, është “mbretëresha” e madhe dhe e vetme e atletikës tonë në garat ndërkombëtare.

- Cila ka qenë përshtypja që keni marrë brenda e jashtë vendit për rezultatin e fundit të Luizës?

Kryesisht urime më të mëdha kanë ardhur nga ndërkombëtarët. Federata Europiane e postoi rezultatin dhe vendin e 5-të të Luizës si rezultati më i mirë i Shqipërisë në një Kampionat Botëror. Pastaj trajnerët, presidentët e federatave dhe sportistët kanë uruar Luizës po dhe mua për rezultatin. Rezultati është i një niveli shumë të lartë. Sigurisht që pozicioni i 5-të vjen si rrjedhojë i kohës së shpejtë të Luizës. Sigurisht që ka pasur urime dhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës pasi ishte me ne dhe e përjetoi po aq mirë sa edhe ne rezultatin, Presidenti i Komitetit Olimpik, si dhe shumë njerëz të sportit që të mos fokusohem tek emrat.

- Si ka qenë suporti shtetëror për të në këta muaj?

- Me thënë të drejtën Luiza ka arritur rezultate shumë të larta dhe medalje ndërkombëtare këta muaj. Dhe si rrjedhojë pritet të shpërblehet sipas VKM-së. Rezultati ka ardhur si pasojë e grumbullimeve që nga Nëntori 2021 dhe deri sot që flasim. Asnjë ditë nuk kemi pas rezidencë Tiranën për stërvitje në mënyrë që të kemi maksimumin e performancës sportive, si? dhe Luiza e ka treguar. Deri më tani grumbullimet janë mbuluar me shpenzimet personale të cilat vërtet kanë shkuar shumë. Ndërkohë, Luiza ka përfituar bursë olimpike dhe për periudhën Janar - Maj është lëvruar fondi. Kam një premtim të Federatës së Atletikës për të mbyllur një periudhë të grumbullimeve dhe jemi në pritje të lëvrimit të fondit dhe nga ata.

- Nëse e sheh të arsyeshme ta përmendim, sa përfiton Luiza nga rekordet, pozitat në gara dhe rezultati i fundit në botëror si shpërblime që ia jep ligji? Kur ka të drejtë t'i tërheqë dhe a jeni ju si trajner e sportistja të kënaqur me trajtimin?

- Nuk ka asgjë sekrete. Po të lexosh VKM do të shohësh tabelën se sa përfiton. Rekordi Kombëtar është 200.000 lekë të reja. Në fakt e shoh si vlerë simbolike shpërblimin me 1.000.000 lekë të reja për vendin e 5-të në botë. Rezultat i paarritur ndonjëherë dhe duket sikur vlerësimi është larg rezultatit. Gjithsesi, mendoj se do të jetë pjesë e diskutimeve për rregullime të mëvonshme. Sipas VKM shpërblimet jepen brenda 3 muajve ka ndonjëherë vonesa por nuk e shohim si problem. Se janë procedurat që munden të zgjaten por asnjeherë në nivele të papranueshme. Në lidhje me shpërblimet është bërë hap cilësor me ndryshimet e fundit. Ka vend për përmirësim por struktura është e drejtë.

- Rezultati i fundit i Luizës në Botëror ka qenë fenomenal sa vështirë se do të nxjerrë Shqipëria në 50 vjetët e ardhshëm ndonjë sportiste të këtij niveli...

- Unë jam trajner dhe parimisht nëse them se s’do të kemi asnjë tjetër si Luiza për 50 vitet e ardhshme duhet të dal në pension që tani. Sigurisht rezultati është tek pritshmëritë që kemi pasur këto 2 vitet e fundit. Por sigurisht që nëse do të kthehem pas në kohë në momentet kur Luiza ka filluar të stërvitet me mua, se besoja as unë që njihem si shumë optimist e jo me Luiza që është super me këmbë në tokë.

- A mund të themi se më e mira ende s'ka ardhur?

- Kemi pritshmëri më të mëdha. Luiza po paraqet do stërvitje përmirësime në ?do parametër dhe sigurisht që këto përkthehen në një kohë më e mirë se e botërorit. Pak ditë na ndajnë nga Kampionati Europian e ne vazhdojmë grumbullimin në Dardhë direkt pas mbërritjes nga Oregon. Në Kampionatin Europian në Mynih kemi pritshmëri për një medalje dhe më të madhe se ?fare Luiza ka arritur më parë si dhe përmirësim Rekordi Kombëtar. Ne kemi objektiv Paris 2024 dhe për të po punojmë shumë, ?do ditë, do javë ?do muaj e ?do vit të kemi përmirësime të dukshme që të jemi mes më të mirëve në Paris 2024. Deri tani po ia dalim e të shpresojmë se me punë dhe me fokus të lartë do arrijmë objektivin.  Por duhet me patjetër dhe mbështetje maksimale për grumbullime e çdo gjë që mund të na mundësojë stërvitje në kushte optimale për një sportist të kalibrit të Luizës.