BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 4 protestuesve në bulevard që mund të përfundojnë më 12 mars në tavolinën e SPAK

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të vrarë protestuesit në 21 janar 2011 e dha Berisha e Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë më 12 mars në Gjykatën e Lartë, ish-kryeministri rrezikon burgim të përjetshëm

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të
x
BREAKING NEWS

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet Shehut”, ja të gjitha të pathënat dhe mesazhet e forta në prapaskenë nga vizita në Tiranë e Sekretarit Amerikan ndaj kryeministrit shqiptar

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet
x
BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x

Sport

Taulant Stërmasi: Suksesi i atletikës tonë në Ballkaniadë si kurrë më parë, VKM për shpërblimet plot paradokse

Taulant Stërmasi: Suksesi i atletikës tonë në

Pak ditë më parë, në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Turqi, Shqipëria zuri vendin e 6-të nga 20 shtete pjesëmarrëse, ndërsa siguroi katër medalje, dy ari e dy bronzi, sukses ky që ndodhte për herë të parë pas më shumë se gjysmëshekulli. Natyrisht që elementë cilësorë ka, por atletikës, njëjtë sikurse sportit tonë në tërësi, i mungojnë qendrat e avancuara stërvitore, mungojnë financat e shpesh edhe planëzimi. Por drejtuesit e atletikës shqiptare janë përpjekur që ata elementë që kanë në dispozicion t’i çojnë në garat e rëndësishme ndërkombëtare. Për momentin problem mbetet buxheti që nuk është lëvruar ende, shpenzimet e shumta që duhen për grumbullime cilësore si dhe shpërblimi i atletëve, ku si shembull duhet marrë Luiza Gega, kampionia e padiskutuar e “mbretëreshës së sporteve” në Shqipëri, e cila në bazë të VKM-së së qeverisë duhet të përfitojë goxha të ardhura, por ato nuk lëvrohen pasi në ligj ka pjesë që kërkojnë interpretim dhe shpesh VKM ka paradokse që kanë sjellë “penalizimin” e sportistes me mungesë financimi e shpërblimi, edhe pse rekordet e saj janë regjistruar në gara zyrtare të njohura e certifikuara nga organizma sportivë ndërkombëtarë. Për këto zhvillime e sfida, gazeta “SOT” intervistoi trajnerin e Luiza Gegës, njëherësh presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi.

- Kampionati Ballkanik u mbyll dhe Shqipëria bëri performancë të mirë. Fakti është kokëfortë, pasi suksesi nuk mund të mohohet. Por, duhet të shohim më tej. Mbeten vetëm disa muaj nga Olimpiada e Parisit. Si paraqitet gjendja në atletikën shqiptare?

- Të dielën jemi kthyer, ndërsa sot po hartoja plane për sportistët, për grumbullimin e tyre dhe përgatitjen në tërësi. Këtu nuk është fjala vetëm për Luizën, por edhe për Izmir Smajlajn, Franko Burrajn dhe David Nikollin. Nuk e dimë ku jemi, e them këtë ngaqë realisht ka shumë pak kohë në dispozicion. Shpenzimet janë të mëdha dhe buxheti ende nuk është hapur. Kemi shpenzuar 12 mijë euro për aktivitetet vetëm në këto ditë të para të vitit, në kampionatin dimëror, në kampionatin ballkanik etj. Jemi në limitet e shpenzimeve. Shpenzimet janë të mëdha pasi në Turqi është shtrenjtë. Ne ishim 12 vetë, mijëra euro shkojnë vetëm biletat, po duhet edhe akomodimi, duhen dietat, duhen pagesat për sportistët etj. Në fund të fundit këtë kokëçarje e ka federata, pasi sportistit nuk i intereson nëse ke apo jo para, atij i intereson gara, pjesëmarrja. Dikush mund të thotë se për sa kohë nuk është hapur buxheti garat kombëtare mund të shtyhen. Por kjo s’mund të ndodhë, pasi ato shërbejnë për garat ndërkombëtare në kohën përkatëse. Atletika është mjaft e varur nga kushtet klimatike. Natyrisht, unë e di gjendjen dhe jam përpjekur edhe personalisht, duke dhënë nga xhepi im, që sportistëve t’u krijohen mundësitë e përfaqësimit në gara dhe pse jo edhe të pretendojnë rezultate të mira. Në Izmir kam çuar 6 sportistë me shpenzimet e mia. Çfarë të bëj? Kam nxjerrë 20 mijë euro nga xhepi. Sportistët me best performance, patën grumbullim dyjavor ku deshën, konkretisht nga data 7 deri më 21 janar.

- Ky është vit olimpik. Dihet që Luiza e ka siguruar normën e pjesëmarrjes. Po nga sportistët e tjerë sa kanë shanse reale kualifikimi?

- Të tre djemtë që kanë rezultate të mira e afër pretendimeve po bëjnë përpjekje për të siguruar rezultatin e duhur. Megjithatë, sido të shkojnë punët, atletika për meshkuj do e marrë edhe një ftesë. Nëse për vajzat Luiza e ka siguruar, për djemtë, kur nuk është kapur norma, do të vijë një ftesë. Se cili prej tyre do të shkojë kjo duhet parë në muajt në vazhdim. Në Olimpiadë do të shkojë ai që është më i miri. Dhe këtë nuk e përcaktojmë ne, por rezultatet dhe vetë federata botërore nëpërmjet rankimit. Dy elementë janë bazë për rankimin, pikët olimpike dhe pikët e aktiviteteve. Rankimi në atletikë e bën dallimin. Për momentin Burraj në 400 m duket më mirë, por garat e verës do të jenë të rëndësishme.

- Izmir Smajlaj ka qenë vazhdimisht një atlet në top-rezultate, pavarësisht peripecive në formën e tij. Si paraqitet gjendja e sportistit?

- Izmiri është atlet i mirë dhe i rëndësishëm për ne. Tani e tutje ai do të stërvitet me trajner francez. Ky trajner është i njohur dhe drejton edhe ekipin përfaqësues të Francës. Jo vetëm kaq, ai është president i federatës armene të atletikës. Dihet tani, nuk është e re, që disa presidentë federatash të atletikës janë njëkohësisht trajnerë.

- U bë një pistë në Tiranë, ka dhe në Korçë, por shumë pikëpyetje ka për cilësinë e tyre. Desha të them nuk plotësojnë parametrat, madje mund të bëhen shkaktare për dëmtime...

- Në këtë moment që flasim sportistët tanë cilësorë stërviten më shumë jashtë vendit, me paratë e federatës ose të miat personalisht. Ka shumë arsye që stërviten jashtë, por kryesorja lidhet me kushtet më të mira dhe me veçoritë klimatike. Këto veçori ndikojnë shumë në sporte të veçanta. Sportistët shkojnë të stërviten atje ku stërviten më të mirët, pasi vetëm kështu do të kesh mundësinë të shohësh nivelin tënd përballë rivalëve në garat ndërkombëtare. Në një farë mënyre vetëm kështu mund të rritet performanca e sportistëve. Kjo për faktin se qendrat e grumbullimit janë të njëjta. Në tërësi dihen qendrat me kushtet më të mira. Për sportistët e kërcimeve dhe sprintierëve Tenerife spanjolle ka qendrën më të mirë. Klimë të mirë për atletët kanë edhe Afrika e Jugut dhe Kenia, sidomos për vrapimet. Kurse në Europë Italia ka, gjithashtu, kushte shumë të mira për stinën e verës. Ne si federatë jemi gati të sponsorizojmë stërvitjen, mjafton që sportisti të sjellë një projekt, një plan pune, të bëjë një takim dhe të shpalosë atë që do.

- Me sa duket vonesa në shpërndarjen e buxheteve mund të sjellë dëmtim të objektivave. Sa është pak a shumë shifra që do të përfitojë federata juaj?

- Shikoni! Performanca e një atleti rritet me stërvitje. Natyrisht të rëndësishme janë dhe pjesëmarrjet në gara, por parësore është stërvitja. Në asnjë garë nuk ke sukses nëse nuk stërvitesh sipas kritereve të ditura. Pra, gara mund të bëhet, por pa stërvitje s’mund të korrësh sukses. Parë në këtë kuadër, ne shpresojmë që të lirohet buxheti që të mundësojmë planëzimin e aktiviteteve. Por në këtë moment unë nuk e di kur hapet buxheti dhe çfarë kriteresh ka për shpërndarjen e tij. Nëse do të kishte kritere do ta dija saktë sa do të fitonim si federatë, por nuk e kam këtë informacion dhe përderisa nuk e kam s’mund të shprehem. Unë kam kontaktuar me institucionet, kam çuar shkresa, mirëpo mosdalja e buxhetit “më vret” mua, pasi buxheti s’mund të mbulojë fatura të shkuara (bileta etj). Unë kam shkuar në gara se ishte domosdoshmëri për sportistët, për atletikën tonë, por a do t’i mbulojë buxheti këto shpenzime?

- Doja të ndanit me gaztën një qëndrim tuajin për çështjen e shpërblimit të sportistes Luiza Gega. Si qëndron e vërteta që sportistja më e mirë e vendit, me rezultate të njohura ndërkombëtarisht, nuk merr shpërblimin që ia jep ligji, ose VKM e qeverisë?

- Kjo është një çështje në dukje e lehtë, por problemi është tek VKM-ja, tek paradoksi që ajo pasqyron. Unë për këtë çështje kam kërkuar takim me ministren dhe e kam takuar. Ka një diskordancë në ligj, pra në VKM. Ky problem i VKM-së bëhet shkak, pasi është një çështje e karakterit juridik. Problemi është ky: Rekordi është shënuar në një Kampionat Botëror, rrjedhimisht sportistja që e ka arritur këtë rezultat është automatikisht rekordmene kombëtare, e njëherësh rekordmene e Ballkanit. Zyrtarët, thonë se VKM njeh rezultatin e regjistruar në Ballkaniadë. Po ashtu, njeh rekord kombëtar vetëm rezultatin e shënuar në aktivitetet kombëtare. Por Luiza shumicën e rezultateve më të mira i ka regjistruar në garat e mëdha ndërkombëtare. Pra, rezultati është i vlefshëm, por ministria nuk e njeh, sepse kështu e interpreton VKM-ja. Mungesa e një sqarimi të qartë në VKM për këtë ç’shtyje ka sjellë gjithë këtë debat dhe drejt me thënë edhe një situatë paradoksale. Çështja tjetër ka lidhje me kontrollin antidoping. Sportistja doli kampione e Ballkanit, por në zyra i kërkojnë dokumentin e kontrollit antidoping. Pyetja që shtrojmë ne është: kush e bën këtë kontroll? Sepse, ne jemi të hapur në çdo rast të bëjmë kontrollin dhe sportistja ka qenë në gatishmëri të plotë për këtë. Një shtet është i interesuar që sportistët e vet të jenë të pastër, pse nuk e kërkoi kontrollin antidoping menjëherë pas garës? Ne jemi dakord që për shpërblimet të ketë një shkresë të kontrollit të dopingut, por kur nuk ka si do të veprojmë? Atëherë, ne kemi shpalosur faktin se rezultati njihet nga instancat e certifikuara në Europë, sikurse është dhe IAAF-i. Pra rezultatin e njohin organizmat më të mëdhenj ndërkombëtar të atletikës por nuk e njeh ministria. Ky ishte ngërçi i dytë. Ndaj them që në VKM ka paradokse. Pikërisht nga këto paradokse, sportistja ka sot pa marrë shpërblimin e 9 rekordeve kombëtare (që kanë vlerë 18 milionë lekë të vjetra). Për ta krahasuar po marrim shembull Usain Bolt, njeriun rekordmen të 100 metrave. Është njësoj sikur Xhamaika t’i thotë që rekordi juaj botëror që shënuat në Pekin 2008, është fiksuar në Olimpiadë, ndaj ne nuk e njohim si rekord botëror, as si rekord kombëtar pasi nuk është fiksuar në garat brenda vendit. A ka më paradoks se kaq?

- Ta mbyllim atje ku e nisëm, me Kampionatin Ballkanik. A jeni të kënaqur me performancën e Shqipërisë?

- Patjetër që jam i kënaqur. S’ka ndodhur asnjëherë më parë të vijnë nga një Ballkaniadë 4 medalje. Luiza fitoi dy medalje ari, kurse një të bronztë e fitoi Franko Burraj në 400 m si dhe një medalje bronzi në stafetë 4x400 m. Nga 20 shtete pjesëmarrëse ne zumë vendin e 6-të. Nuk është e lehtë të nxjerrësh shpesh kampionë të mëdhenj. Luiza është në këto nivele pasi ka 14 vjet që performon në nivel të lartë. Ne këta sportistë duhet t’i mbajmë, të investojmë për ta, në mënyrë që ata të rrisin performancën e tyre. Kjo është në fund të fundit edhe detyra e federatës.

Intervistoi: Adriatik BALLA