
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Taulant Stërmasi zgjidhet president i federatës së Atletikës, por vetëm për një vit

Shkruar nga Adriatik BALLA 20 Maj 2023

Taulant Stërmasi do të jetë president i federatës Shqiptare të Atletikës deri në gusht të vitit 2024. Është bërë traditë tashmë që zgjedhjet nëpër federata bëhen me mbylljen e Olimpiadës, ndaj edhe zgjedhjet normale do të zhvillohen në gusht të vitit 2024. Këto të zhvilluara dje ishin zgjedhje të jashtëzakonshme, të ndikuara nga penaliteti që morën krerët e mëparshëm të federatës si pasojë e “falsifikimit” të rezultatit të atletit Izmir Smajlaj.
Zgjedhjet
Federata Shqiptare e Atletikës zhvilloi paraditen e djeshme Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, pas pezullimit 5 vjet të ish-presidentit, Gjergj Ruli. Taulant Stërmasi është zgjedhur Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës. Trajneri i mirënjohur mundi në garë Ferdinad Canaj dhe Artan Shytaj. Gjithçka u vendos në raundin e dytë të votimeve pasi në raundin e parë asnjë nga kandidaturat nuk i plotësoi 2/3 e votave. Taulant Stërmasi do të jetë në krye të federatës së atletikës deri më 27 gusht te vitit 2024. Behet fjalë vetëm për një vit mandat sepse në vitin 2024 të gjitha federatat do t’i nënshtrohen procesit të rregullt zgjedhor. Taulant Stërmasi do të zëvendësojë në këtë detyre Gjergj Rulin, i cili është pezulluar nga njësia e integritetit të atletikës deri më datën 8 dhjetor të vitit 2026, së bashku me Nikolin Dionisi i cili mbante pozicionin e sekretarit të përgjithshëm. Dionisi është pezulluar deri më 5 prill 2028. E gjitha kjo situatë është krijuar pas çështjes së manipulimit së rezultatit të Izmir Smajlajt në garën e 8 majit 2021, që ishte 8.16 metra. Atleti Izmir Smajlaj u shpall i pafajshëm nga njësia e integritetit të atletikës, pasi gjykata konstatoi se akuzat kundër tij nuk u vërtetuan, pasi nuk kishte dijeni që ishte përfshirë në komplotin për të paraqitur informacionin e rremë. Në këtë garë ishte edhe biznesmeni Mirton Lika, por ai u tërhoq nga gara 48 orë para zgjedhjeve, duke e lënë atë në dorën e 3 pjesëtarëve dhe anëtarëve të familjes së atletikës. Zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës u zhvilluan për një mandat në vazhdim të aktualit, të ish-presidentit Gjergj Ruli, deri më 27 gusht të vitit 2024, për të zgjidhur ngërçin e krijuar me aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kishin mbetur pezull për shkak të hetimit ndaj ish-drejtuesve të FSHA-së. Më pas do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore për një mandat 4-vjeçar.
Objektivat
Federata në këtë njëvjeçar që mbetet deri në Olimpiadë duhet të bëjë maksimumin për të mundësuar sa më shumë sportistë në Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024. Këtu nuk bëhet fjalë për Luiza Gegën pasi ajo e ka normën olimpike dhe në garën e saj është një nga më të mirat në botë, kështu që nuk diskutohet pjesëmarrja e saj. Në garë janë Smajlaj, Burraj e ndonjë tjetër, ndaj Stërmasit i del detyrë që të shfrytëzojë maksimumin e kohës për të mundësuar pjesëmarrjen e sportistëve më cilësorë në garat e rëndësishme të atletikës europiane e botërore, gara që kanë vlerë kualifikuese.
Më të lexuarat


Humbje e madhe për futbollin, humb jetën në një aksident të tmerrshëm talenti 18-vjeçar

Ndeshja e shekullit!/ Zbulohet plani i Arabisë Saudite: Ronaldo, Messi, Benzema dhe shumë yje të tjerë kundër...

Babai i Mesit takon Laportën, argjentinasi mund të kthehet tek Barça, tifozët në delir

Silvinjo: Rruga e kualifikimit është e gjatë, por 7 ndeshjet do t’i konsiderojmë si 7 finale

Igli Tare largohet nga Lacio, mesazh falënderimi për klubin dhe presidentin Lotito

Pas largimit nga PSG, babai i Messit zbulon se ku do ta shohim sëshpejti yllin argjentinas

Dy milionë tifozë më pak, largimi i Mesit i kushton PSG-së

Haland në telashe, nuk i njohin emrin në Norvegji: Përdoret për këpucë e rroba

Sulmuesi francez mbylli karrierën me “Los Blancos” por fluturoi drejt Rijadit në Arabi për të nënshkruar me një klub saudit, nga i cili do të fitojë shumë para

Anis Mehmeti rrëfen emocionet si lojtar i Kombëtares: Mezi pres të luaj para tifozëve kuqezi
