BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Sport

TAULANT STËRMASI: Luiza Gega është sot numri 1 në Europë dhe në top-5 në Botë, Veliaj e mbajti fjalën me pistën në Tiranë

TAULANT STËRMASI: Luiza Gega është sot numri 1 në

Lajm i mirë për atletikën shqiptare! Tartani i pistës së re ka mbërritur dhe brenda pak ditësh ose javësh kryeqyteti shqiptar do të ketë më në fund pistën e tij të çerti?kuar edhe për gara ndërkombëtare moshash. Në fakt, atletika shqiptare ka kaluar vështirësi të shumta pas shembjes së stadiumit “Qemal Stafa”, pasi kryeqyteti shqiptar mbeti pa pistë atletike dhe kjo detyroi sportistët elitarë të shkonin për stërvitje e gara në Elbasan, me mundësi të ku?zuara, por kjo solli edhe rënien e numrit të atletëve në kryeqytet. Megjithatë, Tirana tani do të bëhet me pistë të re, e cila besohet se në korrik do të inaugurohet. Nga ana tjetër, atletika ka disa sportistë cilësorë, midis të cilëve spikat Luiza Gega, e cila pak ditë më parë theu në Holandë rekordin kombëtar në 3 mijë me-tra me pengesa. Aktualisht po përgatitet për Ballkanikun dhe për Lojërat Mesdhetare e më pas për Botërorin. Në emër të saj foli trajneri Taulant Stërmasi, i cili tha se forma e sportistes është shumë premtuese, madje ai nuk e fshehu ambicien për një tjetër rekord kombëtar në ditët në vijim. Në të njëjtën kohë, Stërmasi tha se kryebashkiaku Erjon Veliaj e mbajti premtimin për pistën dhe së shpejti ajo do të jetë funksionale.

- Pas garës në Holandë, sportistja juaj, Luiza Gega, do të ketë dy aktivitete të rëndësishme ku do të testohet, Kampionati Ballkanik dhe Lojërat Mesdhetare. Këto të fundit janë aktivitet i lartë dhe me patjetër ajo do të kërkojë maksimumin. Cila është gjendja e sportistes dhe pritshmëritë e saj në garat e afërta?

Ju përmendët dy garat më të afërta në radhë, por mos harrojmë se ?ll pas tyre është dhe Kampionati Botëror, që është aktiviteti më i rëndësishëm. Në kampionatin Ballkanik jemi të detyruar të shkojmë, pasi nëpërmjet tij marrim shpërblimin që akordohet me vendim qeverie, pra ky është një shans për ne që nuk mund ta refuzojmë dot. Nuk është ndonjë aktivitet shumë ma-dhor, madje Luiza e dominon atë, por kjo garë na stimulon nga ana ?nanciare dhe kjo është e rëndësishme për ne. Përndryshe, më duhet ta them këtë, Luiza nuk ka konkurrencë në Ballkan, madje sot që ?asim ajo është numri 1 në Europë. Janë dy rivale të forta të saj, një ukrainase dhe një rumune por, me rezultatet që kanë, janë ende larg Luizës tonë. Siç e dini dhe ju Luiza Gega mban rekordin e Lojërave Mesdhetare dhe ne do të kërkojmë ta përmirësojmë këtë rezultat, për të vendosur një rekord të ri. Por ky nuk është objektiv parësor, objektivi ynë është vendi i parë, pra medalja e artë. Kështu do të merrnim energjinë e duhur për një tjetër akti-vitet madhor, më i rëndësishmi, që është Botërori, një aktivitet që zhvillohet në Oregon të SHBA-së në mes të korrikut. Sa i takon gjendjes së sportistes mund të them se ajo bën ?zioterapi çdo ditë e pas garës së Holandës jemi në formë dhe mund ta cilësoj si një prej periudhave më të mira stërvitore të saj. Në dy muajt e fundit ajo ka thyer katër rekorde, ?llimisht në gjysmëmaratonën e Tiranës që ishte aktivitet ballka-nik, përmirësoi rekordin e saj në Kupën e Shqipërisë në garën e 5000 metrave, theu rekordin kombëtar në Elbasan në 3 mijë metra, si dhe rekordin kombëtar në 3 mijë metra me pengesa në turneun e Holandës. Mesatarisht një rekord në çdo 15 ditë. Këto rezultate janë gati të pabesueshme, por i ka arritur një sportiste e cila ka qëndrueshmëri, punon fort dhe është shembull për të rejat e këtij vendi.

- A mund të thuhet se është momenti i saj më i mirë?

Praktikisht kemi ecur më mirë nga sa e parashikonim. Gjendja e saj është e mirë dhe mua më bën optimist. Nga Mançesteri në Angli e te gara e fundit e Holandës ka pasur vështirësi, por ecuria më bind mua se do ta ruajmë këtë formë. Secili nga ne dëshiron kuali?kimin në Olimpiadë dhe kjo mund të ndodhë gjatë viti 2023 por kjo formë e sportistes dhe rezultatet na bindin se do ta ketë të garantuar. Siç e dini norma është 9’30’’, por Luiza ka rënë poshtë 9’20’’ dhe këtë rezultat e ka të qëndrueshëm dhe me 9’15’’ që ?ksuam së fundmi jemi numri një në Europë e renditemi në top-5 në botë. Mos harrojmë se rekordin e fundit e shënuam në një kohë atmosferike jo optimale, me shumë lagështi, prandaj them që kapacitetet e sportistes ende nuk janë ezauruar plotësisht, për më tepër që ajo po përmirësohet edhe në disa tregues të garës dhe nuk do të jetë habi që rezultati i saj në këtë garë të bjerë në 9’10’’ dhe ky është një objektiv që kemi.

 - Ju keni qenë një nga ata që keni insistuar për pistën në Tiranë dhe keni pasur kontakte me krye-bashkiakun Veliaj. Por përfundimi i pistës po vonon dhe kjo nuk është shenjë e mirë. Ku qëndron problemi që nuk po përmbyllet?

Pista është pothuajse gati dhe pritet vetëm të shtrohet tartani. Tani kushtet janë optimale dhe shpresojmë se për pak javë do të jetë gati. Nuk është problem se mund të shtyhet ndonjë ditë, rëndësi ka të kemi një pistë cilësore, me standarde. Objektivi ka qenë për në fund të qershorit dhe ju siguroj që po punohet të përmbyllet. Kam një lajm të mirë për ju, tartani dhe baza materiale për këtë ka mbërritur dhe është magazinuar pranë pistës dhe do të jetë një kompani e huaj me eksperiencë që do ta shtrojë. Kuptohet, pista do të çerti?kohet për gara kombëtare e ndërkombëtare, por nuk mund të presë kampionat të rriturish Ballkanik dhe Europian, pasi është me 6 korsi dhe për nivelin ndërkombëtar duhet me 8 korsi. Gjithsesi, një pistë e tillë me 6 korsi mund të presë Europian të moshave.

- A mendoni se ajo do t’i përmbushë nevojat e kryeqytetit shqiptar?

Patjetër që pista do të jetë diçka e mirë për atletikën, ajo i shërben një qyteti me 1 milion banorë. Pista do të nxisë pjesëmarrje, pra masivitet dhe për trajnerët kjo është gjë e mirë sepse do të kenë mundësinë e seleksionimit. Deri tani kemi operuar me fëmijë që i gjejmë nëpër shkolla, por prindërit nuk i nxisin fëmijët të vijnë kur nuk ke kushte, pasi nuk e dëshiron fëmijën të bërë gjithë baltë, kurse tani ka një pistë, është tjetër dimension edhe si koncept por edhe e prekshme konkretisht. Pra, pista krijon kushtet për rekrutimin e fëmijëve dhe unë mendoj se pas Olimpiadës 2028 do të kemi rendimentin e duhur.

- Po, dakord, por kur ?asim për standardet nuk kemi parasysh vetëm pistën, sepse duhet bazë materiale, duhen dushet etj. A janë marrë masat për këtë?

Dushet duhen por nuk janë domosdoshmëri për masivitetin në këtë fazë. Natyrisht që do të ketë ca dhoma, por ato do të jenë në funksion të sportistëve elitarë, do të instalohen 2-3 dushe, por do të ketë vend menaxhimi për një dhomë force, që për mua është e domosdoshme, si dhe një dhomë ku të mbahet baza materiale. Unë kam besim se do të dalë diçka e bukur dhe pistën e re do ta inagurojmë me një aktivitet moshash, që të japim një frymë të re në kryeqytet. E kush më mirë se atletika dhe pista e saj mund ta bëjë?

- Ju përmendët kushtet dhe u treguat optimist, por në sport ka të bëjë shumë edhe organizimi. Shpesh neglizhohet ky element..

Ju kuptova, ky është një element i rëndësishëm dhe që duhet ta bëjë secili nga komuniteti i atletikës, e mbi gjithçka duhet të operojë vetë federata. E vërteta është se unë nuk kam pritur nga federata pasi kam trokitur vetë me sa kam pa-sur mundësi. Por diçka më shumë duhet të bëjmë, madje dhe projekte në federatën botërore mund të paraqesim. Atletika duhet të bëjë gara moshash më shumë, sidomos për U-16 dhe U-18. Është e pakup-tueshme që fëmijëve që kemi në atletikë të mos u japim shansin e garave. Pra duhet bërë më shumë, të ketë vullnet e dëshirë për punë dhe, patjetër, vizion.

- Dikush ka shprehur shqetësim për moshën e arbitrave, nga 70 e 80 vjeç. Pse nuk afrohen të rinjtë si arbitra atletike?

Kjo është vërtet diçka që tingëllon keq, por është realitet. Nuk afrohen të rinjtë pasi nuk ka pagesa motivuese. Si mund të vijë nga Tirana në Elbasan një i ri për 12 mijë lekë të vjetër, kur këtë shifër ai e shpenzon udhëtim e madje nuk i del për të ngrënë asgjë? Pra jemi këtu ku jemi pasi ka munguar ?nancimi i arsyeshëm në shumë drejtime. Federata ka një buxhet diku te 130 mln lekë të vjetër, por më shumë se sa buxheti unë i mëshoj faktit se duhet më shumë vullnet për të organizuar më mirë atletikën. E që të ndodhë kjo na duhen fonde dytësore e për këtë na duhet që të gjejmë mënyrat se si t’i thithim. Mund të na ndihmojë federata botërore, apo organizma sportivë ndërkombëtar, por për këtë duhen çuar projekte serioze, bindëse.

 - T’i kthehemi pistës së tartanit në Tiranë. A keni kontaktuar si komunitet e si trajner atletike me kryebashkiakun Veliaj? Cili ka qenë qëndrimi i tij?

E kam takuar në fund të marsit dhe ai është i interesuar që kjo të bëhet sa më parë. Mori mendimin tim për disa gjëra dhe më pyeti si shkojnë punët. I tregova gjendjen dhe i thashë që duhej ndërhyrja e tij me patjetër. Kjo ndërhyrje konsiston në një fond të dytë për disa dhoma që do të ngrihen pranë pistës, rrethimin e objektit, por edhe rojen.- Pse, duhet edhe roje? Po patjetër, ky është investim i madh, është e domosdoshme. Gjithsesi, mendoj se punët janë vënë në vijë dhe për pak javë do të kemi gati një pistë që do t’i japë një frymëmarrje atletikës në Tiranë.

Intervistoi: Adriatik BALLA