BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Të gjithë kundër Ronaldos, Kapelo: Ka 3 vjet që nuk driblon një kundërshtar

Të gjithë kundër Ronaldos, Kapelo: Ka 3 vjet që nuk driblon

Kristiano Ronaldo nuk është më ai i mëparshmi, të paktën jo në Torino dhe me fanellën e Juventusit. Ky është edicioni i dytë në Serie A dhe duket larg shifrave dhe rekordeve që ai ka pasur me Mançester Junajtid e sidomos me Realin e Madridit që ka shënuar dhe kulmin e karrierës së tij. ndaj tij kanë plasur kritikat nga të gjitha anët, madje dhe nga personalitetet e futbollit e nga teknikët më të mirë të futbollit italian. Zëvendësimi në ndeshjen ndaj Milanit që në mesin e pjesës së dytë, si dhe forma jo bindëse e tij në ndeshjet e fundit, tregojnë shenja krize për portugezin. Kështu, ish-trajneri i mirënjohur italian Fabio Kapelo, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar Milanin, Juventusin, Realin e Madridit dhe kombëtaren angleze, ka reaguar ashpër mbrëmjen e djeshme ndaj Kristiano Ronaldos. Gjithçka erdhi gjatë komentit të veprimit të yllit portugez, që u zëvendësua nga Sarri në minutën e 55-të të ndeshjes Juventus-Milan, por reagoi ashpër duke ikur direkt në dhomat e zhveshjes dhe më pas la stadiumin para se të përfundonte takimi. “Është i pakuptimtë ai reagim i tij pas zëvendësimit. E bëri në mesjavë ndaj Lokomotivës dhe e përsëriti sërish kur u zëvendësua ndaj Milanit. Ronaldo duhet të mendohet mirë para se të reagojë, pasi mund të krijojë precedentë të gabuar te Juve. Në këtë rast jam në krah të Sarrit, pasi zëvendësimi i portugezit ka sjellë rezultat. Dagllas Kosta e zëvendësoi në Rusi dhe shënoi golin e fitores, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Dibala ndaj Milanit. Ronaldo duhet të kërkojë problemin te vetja, pasi ka 3 vite që nuk driblon një kundërshtar”, deklaroi Kapelo. Ndërkohë, si për ironi të fatit, rivali i Ronaldos në sulmin juventin, Gonzales Higuain, ka marrë ftesë nga Juventusi që të rinovojë kontratën, një shenjë që tregon se trajneri Mauricio Sarri e ka të qartë grupin e lojtarëve të dëshiruar dhe Ronaldo, me këtë lëvizje, merr një tjetër “shuplakë”, pasi nuk shihet si sulmuesi i parë i pazëvendësueshëm, përkundrazi, është futbollist i zakonshëm i “Zonjës së Vjetër” dhe ai ka nisur ta kuptojë këtë mjaft qartë dhe si një formë presioni. Kështu, sulmuesi argjentinas e ka bindur trajnerin Maurizio Sarri me paraqitjet e tij këtë sezon me “Bianconeri”. Prandaj, kampioni italian e ka përgatitur një kontratë të re për sulmuesin argjentinas. Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratiçi, ka konfirmuar se argjentinasi do të qëndrojë në Torino edhe për ca kohë. “Ai është një djalosh i dashur dhe lojtar i madh. Ne jemi të lumtur që e kemi këtu”, ka thënë Paratiçi për “Sky Sports Italia”. Sezonin që shkoi, Higuain e kishte kaluar në formë huazimi tek Milani dhe Çelsi. Gjatë verës flitej për një largim të tij nga Torino, por në fund Sarri vendosi ta mbante dhe po i beson shumë atij. Duke zëvendësuar Ronaldon dje dhe duke lënë në fushë Higuainin, që i shtoi pas largimit të Ronaldos edhe Dibalanë (dy argjentinas), ai ia doli të fitojë duelin me Milanin. 

Adriatik BALLA