BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Sport

Të gjithë prisnin largimin / Merr kthesë situata e Neymar

Të gjithë prisnin largimin / Merr kthesë situata e Neymar

Futbollisti brazilian Neymar Jr ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, sa herë që merkatoja është e hapur.

Megjithatë, duket se situata ka ndryshuar dhe së fundmi, braziliani nuk e përjashton mundësinë e vazhdimit me PSG-në përtej qershorit 2022, data në të cilën ai përfundon kontratën e tij aktuale.

Le Parisien shkruan se bisedimet për rinovimin mund të ndodhin së shpejti.

Kujtojmë se 28-vjeçari gjatë gjithë verës ishte lidhur me largimin nga Franca, derisa negociatat për vazhdimin e kontratës nuk rezultuan me sukses.

Tashmë Neymar po mësohet me idenë e qëndrimit në Paris dhe së shpejti mund të kemi edhe firmën mbi kontratën e re.